E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hoti tha se vepra e Kaleshit është dhuratë e çmuar për brezat e ardhshëm dhe se piktura e tij është një pasqyrë e bukur e artit në përgjithësi.
Omer Kaleshi iu dha 'Medalja presidenciale e meritave'
Piktorit shqiptar me famë botërore, Omer Kaleshit, ia dorëzua “Medalja presidenciale e meritave” gjatë ditës së hënë në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë.

Gjatë takimit me Kaleshin, zëvendësministri Hoti e përgëzoi piktorin për arritjet në fushën e artit pamor, si dhe për kontributin që po jep për artin në Kosovë.

Hoti tha se vepra e Kaleshit është dhuratë e çmuar për brezat e ardhshëm dhe se piktura e tij është një pasqyrë e bukur e artit në përgjithësi.

Piktori Kaleshi për vite me radhë jeton në Paris të Francës por kontributi i tij për Kosovën është gjithnjë prezent. Kaleshi i ka dhuruar galerisë së Universitetit “Iliria” në Prishtinë 26 piktura të tij të përzgjedhura. Galeria që mban emrin e tij, “Omer Kaleshi” vazhdon të jetë e hapur për vizitorë.

Kaleshi theksoi se pikturat e dhuruar janë një dhuratë e tij për gjithë popullin e Kosovës.

Hoti, në takim gjithashtu priti edhe Jeton Ahmetajn, regjisor dhe profesor i regjisë së filmit në Universitetin e Prishtinës, Orhan Kerkezin, regjisor dhe gazetarin Qani Mehmedi, me të cilët biseduan rreth artit pamor në përgjithësi, e në veçanti rreth veprës së piktorit shqiptar Kaleshi.

Publikuar: 15.02.2016 | 17:13
Lexuar: 621 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime