E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Manifestimi do të mbahet në kinemanë e Qendrës tregtare "City Center" (kati i III) në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00.
Edicioni i tretë i manifestimit kulturor









Me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në përkujtim të 48-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit dhe atdhetarit Sefer Selimi (16 shkurt 1968), Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit organizon edicionin e tretë të manifestimit kulturor "Dita e Poezisë Shqipe".

"Dita e Poezisë Shqipe" është edhe nata finale në të cilën do të shpallen fituesit e konkursit letrar në poezi që ishte i hapur nga data 15 janar deri më 7 shkurt 2016 dhe në të cilin konkurruan mbi 50 të rinj të moshës nga 15 deri 25 vjeç nga e gjithë Maqedonia.

Manifestimi do të mbahet në kinemanë e Qendrës tregtare "City Center" (kati i III) në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00.

Publikuar: 16.02.2016 | 12:57
Lexuar: 545 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime