E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky farë historiani i vetëshpallur, ka shkruar disa libra pamfletë, ku, skajshmërisht poshtron dhe fyen shqiptarët në format më brutale, të cilave nuk mund t’ju besojnë as vetë nacionalistët maqedonë!
Antishqiptari Eftov nxjer në skenë monstrumat si Petar Popovski








Ky është postimi i plotë i Alush Kamberit:

Edhe një skandal i radhës!Mbrëmë,nga kureshtja vendosa që ta shoh emisionin “Ne Qendër” të antishqiptarit të përbetuar, Vasko Eftovit.

Njeriu i parë që mu shfaq para syshë, ishte ai monstrumi i njohur që aq shumë ka vjellë kundër shqiptarëve, sa që, edhe vetë mediumet maqedone e shmangën paraqitjen e tij! Por, ja, antishqiptarët nuk shmangen në mes vete!

Ky farë Eftovi, që të përhapë sa më tepër urrejtje antishqiptare,nga fosilet do ta nxjerr në skenë antishqiptarin patologjik, Petar Popovskin, i cili është futur edhe në “ujrat e zeza” të shqiptarëve, për të thënë se edhe ato janë të dëmshme për maqedonët!

Ky farë historiani i vetëshpallur, ka shkruar disa libra pamfletë, ku, skajshmërisht poshtron dhe fyen shqiptarët në format më brutale, të cilave nuk mund t’ju besojnë as vetë nacionalistët maqedonë!

Skandalin e radhës mbrëme do ta fillojë me “tezën” e tij patologjike se “Shqiptarët në këto troje i kanë sjellur turqit!600 mijë njerëz nga India (pra,”Indianci”) dhe i kanë shpërndarë në viset veriore (të Shqipërisë vërejta ime),duke mos e përmendur Shqiprinë qëllimisht dhe thotë, të Maqedonisë!

”Sepse, thotë ai edhe Shqipëria ishte Maqedoni! Dhe do të shtoj: ”Shqiptarët nuk dinin të flasin!I kishin vetëm 28 fjalë gjithsejt dhe kështu merreshin vesh mes vete!Ata,nuk dinin asgjë tjetër,pos të vrasin,të vjedhin dhe të rrënojnë kishat maqedone!”Çmenduri,o Zot!

Pastaj,së bashku me Eftovin do të shfrynë ndjenjat e tyre monstruoze kundër Branisllav Sinadionovskit dhe Kishës shqiptare, duke theksuar me të gjithë nacionalistët tjerë në emision, se në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të ndërtohet Kishë shqiptare në Maqedoni!

Merreni me mend se me çfarë njerëzish na ka rënë hise të jetojmë bashkë?!

Për mua,kjo është fushatë institucionale e mbjelljes së urrejtjes kundër shqiptarëve, sepse, ky emision shfaqet në Kanal TV Nacional (kanal 5),prandaj, kërkoj që të reagohet në të gjitha format e mundëshme nga të gjitha mediumet shqiptare,nga të gjitha partitë tona dhe nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës!Sepse, ne jemi Kombi i vetëm që maqedonëve ua njohim identitetin, gjuhën dhe kombin, e ata na e kthejnë me “INDIANC!”!

Publikuar: 16.02.2016 | 13:31
Lexuar: 713 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime