E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin në fjalë, Kryetari i Çairit e informoi mysafirin e respektuar me zhvillimet e fundit në vend si dhe i shpalosi një sërë projektesh të cilat janë në zhvillim e sipër.
Izet Mexhiti priti kolegun nga Hani i Elizit, Refik Suma-n








Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti në një takim miqësor takoi Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit nga Kosova, Rufki Suma.

Mysafiri në fjalë ishte i pranishëm në homazhet që u bënë te varrezat e dëshmorëve në Tanushë, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001 dhe rënies së dëshmorëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kryetari Suma do na nderojë me prezencën e tij në inaugurimin e monumentit “Shqiponja” dhe Akademinë Përkujtimore që do mbahet sot, në hotelin Aleksandar Palace.

Në takimin në fjalë, Kryetari i Çairit e informoi mysafirin e respektuar me zhvillimet e fundit në vend si dhe i shpalosi një sërë projektesh të cilat janë në zhvillim e sipër.

Në fund të takimit u ra dakord që takime të këtilla të jenë sa më të shpeshta me qëllim të krijimit të mundësive për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për realizimin e projekteve të ndryshme me interes për të dyja palët

Publikuar: 16.02.2016 | 14:37
Lexuar: 780 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime