E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Azilantët pohojnë se kushtet për jetesë në strehimore janë të këqija,me ç'rast, mesa tjerash, është vështirë të merret edhe ndihmë mjekësore. Shumica e azilantëve kanë probleme psikike dhe gjenden në situatë dëshpëruese.
Trazira nė strehimoren pėr azilantė nė Norvegji










Mbrëmë në mesnatë shpërthyen trazira në dy strehimoret shtetërore norvegjeze për vendosjen e azilantëve, të cilët kanë marrë vendim negativ definitiv të kërkesës së tyre që të fitojnë leje për qëndrim në Norvegji, shkruan gazeta ditore norvegjeze "Aftenposten".

Azilantët të cilët i kanë shkaktuar trazirat janë vendosur në qendrat strehimore për një kohë më të gjatë, për këtë shkak pohojnë se janë të frustruar nga politika azilante norvegjeze dhe nga trajtimi nga ana e organeve kompetente.

Azilantët pohojnë se kushtet për jetesë në strehimore janë të këqija,me ç'rast, mesa tjerash, është vështirë të merret edhe ndihmë mjekësore. Shumica e azilantëve kanë probleme psikike dhe gjenden në situatë dëshpëruese.

"Jemi të harruar nga autoritetet norvegjeze", thotë iraniani Naser Mehdi Musu.

Trazirat filluan në mesnatë me hedhje të gurëve dhe shkaktimin e zjarrit në qendrën strehimore "Fagerli" në Akershus.

Gjatë natës policia bëri përpjekje për sigurimin e vendosjes së përkohshme të 90-të azilantëve.

Azilantët që morën përgjigje negative mund të mbeten në dy qendrat e përmendura ku mbrëmë shpërthyen trazira, përderisa nuk e lëshojnë Norvegjinë - vullnetarisht apo me forcë.

Publikuar: 06.07.2010 | 19:29
Lexuar: 570 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime