E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në shpirtin e Ali Pashës fshiheshin ndjenja të ndrydhura, ndjenja të cilat Natasha Bego i shpreh në kuadrot e saj.
Erosi i Ali Pashës








Ndoshta askush nuk e kishte menduar që pas diplomatit dhe një burri shteti hijerëndë siç ishte Ali Pashë Tepelena, të fshiheshin dëshira të zjarrta dhe erotike.

Çfarë ka ndodhur në haremin e luanit të Pashallëkut të Janinës, rreth dy shekuj më parë, piktores Natasha Bega i është dashur një vit për ta sjellë për publikun në telajo përmes ekspozites së çelur ne Muzeun Historik Kombëtar.

“Kësaj here nuk u mora me politikanin, diplomatin dhe atë luftëtarin rebel dhe mizor, u mora me Aliun njeri. Zbulova pikat e dobëta të tij, se çfarë i kishte ndodhur dhe përse ai tragjedinë e tij të përdhunimit të nënës dhe motrës e ktheu në eros”, u shpreh piktorja Bega.

Në shpirtin e Ali Pashës fshiheshin ndjenja të ndrydhura, ndjenja të cilat Natasha Bego i shpreh në kuadrot e saj.

“Aliu kërkonte ekulibret sepse ishte ç’ekulibruar qendra e tij si njeri. Ai është i struktur në dashurinë e tij. Koka e Ali Pashës është e nderur në prehërin e Vasiliçis që është ikona e dashurisë e Ali Pashës”, vijoi Bega.

Një nga pikturat e ekspozitës ka ngjallur më shumë interesin e vizitorëve dhe për këtë arsye Bego ka vendosur të shpallë një ankand për shitjen e saj.

Publikuar: 18.02.2016 | 12:28
Lexuar: 678 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime