E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të jetohet në një shtet ku shumë kombësi funksionojnë, punojnë, krijojnë së bashku është sukses për ne si individ, por edhe për gjithë vendin.
Vazhdon projekti “ Ndërtojmë ura”


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, së bashku me ambasadorin e Holandës Viliem Vouter Plomp dhe shefi i Misionit të OSBE-së Nina Suomalainen, mbajtën pres konferencë ku njoftuan për aktivitetet vijuese që kanë të bëjnë me fondin “ Ndërtojmë ura”.
Disa herë kam potencuar se multikulturalizmi është një nga shtyllat në të cilën mbështetet shoqëria jonë.

Të jetohet në një shtet ku shumë kombësi funksionojnë, punojnë, krijojnë së bashku është sukses për ne si individ, por edhe për gjithë vendin.

Pikërisht për këtë fondi “ Ndërtojmë ura” i cili është projekt i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, Qeverive të Zvicrës dhe Irlandës dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, arrin rezultate aq të mira sa që bëhet edhe më i kapshëm” theksoi Ademi.

Ministri Ademi, tha se rëndësia e projektit është që përmes aktiviteteve të përbashkëta, nxënësit, mësimdhënësit , prindërit e grupeve të ndryshme etnike tregojnë rrëfime për cilësitë e veta , në gjuhën e tyre.

Prandaj, shtoi Ademi , do të ndërtojnë urën që do të kalojë çdo pengesë eventuale me të cilat ndoshta do të përballen ndonjëherë.

Për të arritur këtë qëllim fondi “ Ndërtojmë ura” ndan grante për shkollat, në të cilat mësimi zhvillohet në disa gjuhë ose për shkollat e binjakëzuara në të cilat mësimi zhvillohet në një gjuhë, me qëllim që të organizohen aktivitete të përbashkëta me nxënësit e bashkësive të ndryshmi dhe të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme. Aktivitetet mund të jenë të natyrave të ndryshme, mund të organizohen gara sportive punëtori, ahengje të ndryshme” potencoi Ademi.

Ademi apeloi deri te të gjitha shkollat që të aplikojnë për grantet të cilat i ndanë fondi. Ministri theksoi se mund të aplikojnë shkollat të cilat tani më kanë shfrytëzuar këtë mundësi, mirëpo edhe shkollat të cilat për ndonjë arsye të caktuar më parë ishin refuzuar.

Grantet të cilat i ndanë fondi janë në vlerë deri në 1500 euro, ato janë grante të ashtuquajtura “ grante të shpejta” dhe “ grantet të rregullta” në vlerë prej 7 000 euro, grante për të cilat mund të aplikohet tre herë në vit. Afati i parë i aplikimit është më 1 mars.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, së bashku me ambasadorin e Holandës Viliem Vouter Plomp  dhe shefi i Misionit të OSBE-së Nina Suomalainen, mbajtën pres konferencë ku njoftuan për aktivitetet vijuese  që kanë të bëjnë  me fondin 'Ndërtojmë ura'

Publikuar: 18.02.2016 | 13:29
Lexuar: 746 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime