E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lukasz Kaminski e bëri konfirmimin të enjten për agjencinë PAP.
Zyrtare: Lech Walesa ishte spiun i Shërbimit Sekret










Ish-presidenti i Polonisë, Lech Walesa, ka punuar për Shërbimin Sekret gjatë komunizmit.

Pas spekulimesh të shumta, drejtori i Institutit të Kujtesës Kombëtare ka konfirmuar se kanë gjetur dosjen e tij.

Lukasz Kaminski e bëri konfirmimin të enjten për agjencinë PAP.

Thashethemet për këtë kanë qarkulluar prej vitesh.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen e kishte pseudonimin Bolek.

Instituti përgjegjës për krimet e komunizmit thotë se ka gjetur edhe transkriptin e një bisede mes Bolek dhe një agjenti sekret në vitin 1974.

72-vjeçari Walesa gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm.

“Isha unë ai që e udhëhoqa Poloninë drejt fitores së plotë ndaj komunizmit,” thotë ai.

Publikuar: 18.02.2016 | 13:32
Lexuar: 578 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime