E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për më tepër, lajmet do të jenë multimediale dhe interaktive. Bashkë me tekstet, artikujt mund të shoqëroheshin me video, galeri fotosh, etj.
Facebook gati për t’u bërë agjencia më  e madhe e lajmeve









Facebook do të bëhet agjencia botuese e lajmeve më e madhe në botë, me më shumë se 1 miliardë e gjysëm lexues potencialë.

Kompania në fakt ka bërë të ditur se do të hapë për të gjithë redaktorët shërbimin e saj Instant Articles, që ka të bëjë me leximin e artikujve direkt nga rrjeti social që për momentin ka një disponibilitet të kufizuar.

Data e lançimit është 12 prilli, që përkon me konferencën vjetore të Facebook për programuesit. Që prej asaj dite, çdo redaktor, pavarësisht nga përmasat e vendit të tij, mund të zgjedhë të publikojë lajmet e tij në rrjetin social.

Instant Articles u publikua muajin e kaluar, e deri tani ka qënë i kufizuar për disa erdaktorë në botë, por tashmë po ecën me shpejtësi për të mos humbur lexuesit. Lajmet brenda rrjetit hapen 10 herë më shpejt, dhe në këtë mënyrë shmanget ajo koha e gjatë e ngarkimit të faqes për të lexuar një lajm.

Për më tepër, lajmet do të jenë multimediale dhe interaktive. Bashkë me tekstet, artikujt mund të shoqëroheshin me video, galeri fotosh, etj.

Publikuar: 18.02.2016 | 16:09
Lexuar: 1922 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime