E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banorët thonë se ndihen të pushtuar nga turistët e shumtë që vijnë në zonë me anije dhe jahte për vizita një ditore .
Cinque Terre do të mbyllet nëse numri i vizitorëve nuk arrin në 1.5 milionë
Zona e bukur bregdetare në rajonin e Ligurias Cinque Terre këtë verë do të mbyllet, nëse numri i vizitorëve arrin në 1.5 milionë, një mënyrë kjo për të mbrojtur kulturën lokale.

Italia ka planifikuar të reduktojë ndjeshëm numrin e turistëve që vizitojnë zonën e mbrojtur nga UNESKO gjatë kësaj vere, pasi brigjet e zonës rrezikojnë të shkatërrohen si pasojë e ankorimit të anijeve dhe jahteve në breg.

Vitin e kaluar rreth 2.5 milionë turistë vizituan parkun piktoresk në veriperëndim të Italisë, në rajonin e Ligurias, për të parë nga afër Cinque Terre, ose ndryshe pesë fshatrat e vegjël të peshkimit, të cilët lidhem me njëri tjetërin nga rrugica shkëmbore.

Banorët thonë se ndihen të pushtuar nga turistët e shumtë që vijnë në zonë me anije dhe jahte për vizita një ditore .

Pikërisht për këtë arsye autoritet lokale kanë vendosur që nuk do të lejojnë më shumë se 1.5 milionë vizitorë ne zonë, duke argumentuar se tashmë bëhet fjalë për çështje mbijetese.

Vendosur në një terren jo të zakonshëm, me rrugica të lakuara dhe shtëpi me ngjyra të ndezuara, zona vitet e fundit ka pasur shumë interes nga turistët, veçanërisht pas shtimit të kompanive të lundrimit dhe sulmeve terroriste në vende të tjera si Tunisia apo Maroku.

Publikuar: 19.02.2016 | 15:07
Lexuar: 722 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime