E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai theksoi se prioritet i Qeverisë dhe MASH-it mbeten investimet në arsim edhe në rajon të Tetovës edhe nëpër tërë vendin, për përmirësimin e kushteve për punë të mësimdhënësve dhe për mësimin e nxënësve që ka për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit.
Ademi: Gjithsej 2,35 milionë euro investime në arsimin në rajonin e Tetovës







Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi së bashku me udhëheqësin e sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi, sot e vizituan shkolëën fillore qendrore "Vëllazërimi Migjeni" në tetovë, ku në rrjedhë janë aktivitetet e përbashkëta për riparim të toaleteve, dyshemeve dhe një pjesë e inventarit shkollor në vlerë të përgjithshme prej rreth 200 mijë euro.

"Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr pjesë në riparimin e toaleteve që tashmë është përfunduar, si dhe riparimin e dyshemeve në korridoret dhe klasat në ndërtesë, prëderisa komuna kryen zëvendësimin e bankave të vjetëruara shkollore dhe karrikeve, si dhe inventarit tjetër me të reja. Kjo është vetëm një pjesë nga gjithsejt 2,2 milionë euro investime të minsitrisë për ripërtëritjen e 11 objekteve shkollore në Tetovë, ndërsa së bashku me investimet e planifikuara për këtë vit në shkollën e mesme ekonomike "Tetë shtatori" në Tetovë dhe shkollën fillore në Gajre, shuma e përgjithshme e investimeve në arsimin në rajon të Tetovës do të arrijë 2,35 milionë euro", mdeklaroi Ademi.

Ai theksoi se prioritet i Qeverisë dhe MASH-it mbeten investimet në arsim edhe në rajon të Tetovës edhe nëpër tërë vendin, për përmirësimin e kushteve për punë të mësimdhënësve dhe për mësimin e nxënësve që ka për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit.

Lidhur me gjendjet me paralelet në gjuhën maqedonase në gjimnazin "Kiril Pejçinoviq" që tani mësimin e mban në hapësirat e Universitetit të punës dhe shkollës fillore "Goce Dellçev", minsitri Ademi theksoi se ka probleme rreth realizimit të planit të hollësishëm urbanistik dhe kur të rregullohet kjo nga ana e tyre do të dilet me projekt për zgjidhjen edhe të këtij problemi hapësinor shkollor në tetovë.
Ademi: Gjithsej 2,35 milionë euro investime në arsimin në rajonin e Tetovës

Publikuar: 19.02.2016 | 16:18
Lexuar: 692 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime