E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun e punës në periudhën e kaluar 14 ditore ishte 31,548 dollarë, ndërsa kursi i denarit 54,9 denarë.
Benzinat lirohen për tre denarë, çmimi i dizelit nuk ndryshon


Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave zvogëlohet për tre denarë, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshueshëm.

Sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i Eurosuper BS - 95 do të jetë 55,00 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS 98 do të jetë 57,000 denarë për një litër. Eurodizeli edhe në 14 ditët e ardhshme do të shitet nga 41 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për gjysmë denari dhe do të jetë 30,00 den/litër, ndërsa i mazutit 14,673 denarë për një kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun e punës në periudhën e kaluar 14 ditore ishte 31,548 dollarë, ndërsa kursi i denarit 54,9 denarë.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botërore në krahasim me periudhën e kaluar 14 ditore shënojnë ulje te benzina mesatarisht për rreth 11,55 apo për 44,95 $/ton, te dizeli zvogëlohet mesatarisht për rreth 2,73% apo 7,55 $/ton dhe te mazuti ulje mesatarisht për rreth 4,21 për qind apo për rreth 5,94 $/ton.

Publikuar: 22.02.2016 | 14:16
Lexuar: 684 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime