Sonte vonë në Strasburg është paraparë takim i komisarit Fule me grupin joformal të eurodeputetëve, të cilët e prcjellin procesin e zgjerimit në Parlamentin Evropian, mes të cilëve edhe me raportuesin e PE-së për Maqedoninë, Zoran Taler.
Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fule kërkoi mbështetje të gjerë politike të axhendës së reformave që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Maqedonisë.
Ky reagim nga Kabineti i komisarit për zgjerim erdhi pas takimit të tij me kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovski në Strasburg. Në kumtesën deri te mediat theksohet se "gjithçka që mund të thuhet momentalisht është se të dy kanë bërë vlerësim të përbashkët të situatës në vend në fushat kyçe dhe reformat që janë të nevojshme".