E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 2013 u miratua korniza e Maqedonisë në kualifikim në bazë të ligjit, ndërsa vitin e kaluar u formua Këshilli kombëtar për zbatimin e saj.
Ristovski: Diplomat nga Maqedonia do të kenë parashenjë evropiane


Kualifikimet që do të merren në të gjitha shkallët e arsimimit do të jenë ekuivalente me kualifikimet e BE-së, me çka diplomat e qytetarëve të Maqedonisë do të vlerësohen nga punëdhënësit evropian. Pas procesit dyvjeçar Maqedonia me sukses e harmonizoi kornizën e kualifikimeve me atë evropiane - raporti u pranua njëzëri nga Komisioni Evropian në Bruksel javën e kaluar dhe u vlerësua si i qartë dhe i shqyrtuar.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro ristovski sot në konferencën për shtyp tha se ky është një hap i rëndësishëm në sferën e arsimit të Maqedonisë pasi harmonizimi mundëson që diplomat të cilat në të ardhmen do të merren dhe do të jepen në Maqedoni do të kenë parashenjën evropiane, me çka garanton se kualifikimi është i krahasueshëm, respektivisht se ekziston edhe në kornizat Evropiane të kualifikimit.

Në vitin 2013 u miratua korniza e Maqedonisë në kualifikim në bazë të ligjit, ndërsa vitin e kaluar u formua Këshilli kombëtar për zbatimin e saj. Ristovski është i kënaqur që procesi i harmonizimit me Kornizat Evropian të kualifikimit ka zgjatur relativisht një kohë të shkurtër, veçanërisht pasi ka vende më të zhvilluara evropiane raportet e të cilëve ende nuk janë pranuar.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet Darko Dimitrov shtoi se bëhet fjalë për një proces jashtëzakonisht kompleks ku me përkushtim punon ekipi nga MASH me përfshirjen e institucioneve të tjera.

Publikuar: 22.02.2016 | 16:39
Lexuar: 687 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime