E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përmirësimi i furnizimit të Gostivarit me ujë të pijshëm është i financuar nga ndihma financiare, sipas marrëveshjes ndërmjet Qeverise së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, e nënshkruar më Shtator të vitit 2012.
Shqyrtohet projekti për përmirësim të furnizimit të Gostivarit me ujë të pijshëm
Rrjedha e aktiviteteve të projektit të parë të financuar nga Qeveria e Zvicrës “Përmirësimi i furnizimit të Gostivarit me ujë të pijshëm”, si dhe informimi mbi fazën e dytë të projektit të ujësjellësit respektivisht realizimi i fazës së dytë të master planit të përgatitur nga ekspertët zviceran, ishin temat e diskutuara mes kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, shefit të kabinetit Bashkim Hasani, shefit të Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Pajtim Saiti dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi me delegacionit nga qeveria zvicerane (SECO), në përbërje Françoise Salamé, përgjegjës për Maqedoni, SECO Qeveria e Zvicrës – Bern, Frank Wiederkehr, këshilltar Regjional në Ambasadën e Zvicrës në Maqedoni, si dhe Stanislava Dodeva, përgjegjëse e programeve investuese në Ambasadën e Zvicrës në Maqedoni.

Përmirësimi i furnizimit të Gostivarit me ujë të pijshëm është i financuar nga ndihma financiare, sipas marrëveshjes ndërmjet Qeverise së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, e nënshkruar më Shtator të vitit 2012.

Përfituesi i drejtpërdrejtë është Ndërmarrja Publike dhe Komuna e Gostivarit ndërsa përfitues indirekt janë banorët që shfrytëzojnë shërbimet e ujit të pijshëm në Komunë. Shpenzimet totale për punët dhe shërbimet kryesisht paguhen nga SECO (90%) 2.500.000 franga, ndërsa pjesën e mbetur si kontribut me 260.000 franga Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike Komunalec.
Projekti filloi më Shtator të vitit 2013. Qëllimi kryesor i projektit është themeluar për të dhënë kontribut në zhvillimin e qëndrueshmërisë së rajonit të Gostivarit, nëpërmjet përmirësimit të kushteve të jetesës së popullatës dhe mbrojtjen e burimeve natyrore. Kjo do të sigurojë kushte të shëndetshme të jetesës dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik të rajonit.

Projekti përfshin dy komponentë, komponenta Harduer si dhe Komponenta Softuer .

Në të parën janë paraparë ndërtimi i gypit të ujësjellësit të ndërsjellë, ujëmatësit në rrjetin kryesor të ujësjellësit, ndërtimi i rezervuarit të ri, si dhe mbrojtja e burimeve.

Të gjitha punët janë duke u kryer në terren, ndërkohë që komponenta Softuer parasheh përpilimin e Master Planit të ujit të pijshëm - i përfunduar dhe pranuar nga Komiteti drejtues si dhe i aprovuar nga Këshilli Komunal i Komunës së Gostivarit. Konsulentët (SGI – Zvicër dhe GTI – Maqedoni) punuan bashkë me Ndërmarrjen Publike për të zhvilluar veglat kryesore në lidhje me furnizimin me ujë: sistemi informativ gjeografik (GIS) dhe modeli hidraulik, matje të sasisë së ujit dhe presionit / kampanjë për matje, si dhe studim për popullsinë dhe nevojat e ujit të pijshëm: tabela e mëposhtme shfaq popullsinë dhe neto nevojat e ujit në zonën e studimit.

Projekti i dytë po ashtu financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe Banka KFW” nga Gjermania “Furnizimi me Ujë për Gostivarin, Sistemi i II-të”. Fondet për Komunën e Gostivarit për fazën e dytë do të jenë të kombinuara edhe atë grant nga SECO Qeveria e Zvicrës 5 milion franga, KFW Gjermane 1.950.000 euro dhe kontribut nga vetë Komuna e Gostivarit dhe NP Komunalec 682.000 euro.


Investimi komplet për fazën e dytë arin vlerën prej 7.132.000 euro dhe parashihen të realizohen 17 linja të reja të ujësjellësit, 3 rezervuar të ujit për pije, si dhe blerja e pajisjeve të pjesëve të reja për sistemin ujësjellësit.

Konstatim i përbashkët ishte që punën në terren zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe konform planeve të hartuara paraprakisht.

Publikuar: 22.02.2016 | 17:12
Lexuar: 832 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime