E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbështetës i Panairit për ndërtimtari, për të dytin vit me radhë është Ministria e Financave me projektet "Bli shtëpi, për të rinj" dhe "Bli shtëpi, bli banesë".
Ofertë për parcela shtetërore për

Për të trembëdhjetin vit me radhë prej 1 deri më 5 mars në Panairin e Shkupit do të mbahet Panairi për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor, bashkë me Panairin e patundshmërive Realekspo, i cili do të mbahet për herë të gjashtë, me paralajmërimin për numër të madh pjesëmarrësish dhe ofertë më të madhe të banesave.

Mbështetës i Panairit për ndërtimtari, për të dytin vit me radhë është Ministria e Financave me projektet "Bli shtëpi, për të rinj" dhe "Bli shtëpi, bli banesë".

Siç njoftoi në takimin e sotëm me gazetarë nga Panairi i Shkupit projektet "Bli shtëpi, për të rinj" dhe "Bli shtëpi, bli banesë" kanë për qëllim t'ju ndihmojnë qytetarëve më lehtë të sigurojnë shtëpinë e tyre, që përshtatet në konceptin e Panairit për ndërtimtari dhe patundshmëri.

Sivjet, risi është që krahas kompanive ndërtimore, kompanive për patundshmëri dhe materiale ndërtimore do të marrin pjesë 14 komuna të cilat do të ofrojnë parcela shtetërore për ndërtimin e shtëpive për projektin "Bli shtëpi për të rinj".

"Në Panairin për ndërtimtari sivjet do të marrin pjesë 90 kompani, ndërsa në kuadër të Panairit për patundshmëri 20 kompani, do të thotë gjithsej 110 kompani. Kemi pjesëmarrës edhe nga jashtë, nga Gjermania, Turqia dhe Serbia. Konkretish për projektin "Bli shtëpi për të rinj" në panair do të marrin pjesë edhe 14 komuna të cilat do të ofrojnë parcela për ndërtimin e shtëpive. Në kuadër të Karvanit të cilin e organizojnë nga Ministria e Financave do të ndahen bileta hyrëse për vizitorët dhe për të gjithë të interesuarit për projektin përmes së cilit do ta zgjidhnin çështjen e tyre banesore", deklaroi Valentina Dimitrova, drejtoreshë komerciale e Panairit të Shkupit.

Dimitrova pret edhe sivjet të ketë interesim të madh në panair me rreth 15.000 vizitorë. Panairi mbahet në tri salla dhe do të hapet prej orës 10 deri në orën 19.

Panairi për ndërtimtari dhe patundshmëri është manifestimi i parë i cili organizohet sivjet në Panairin e Shkupit.

Publikuar: 23.02.2016 | 14:56
Lexuar: 536 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime