E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga të dyja palët është vlerësuar se ka potencial të madh për bashkëpunim i cili duhet të intensifikohet në periudhën e ardhshme.
Maqedonia dhe Sllovakia do ta përparojë bashkëpunimin ekonomik


Maqedonia dhe Sllovakia do ta përparojnë bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në pjesën e energjetikës, industrisë, bujqësisë dhe investimeve.

Për këtë qëllim sot në Shkup u nënshkrua Protokolli për bashkëpunim pas mbajtjes së seancës së parë të Komisionit të përzier për bashkëpunim ekonomik midis dy shteteve.

Nga të dyja palët është vlerësuar se ka potencial të madh për bashkëpunim i cili duhet të intensifikohet në periudhën e ardhshme.

"Bashkëpunimi midis Sllovakisë dhe Maqedonisë ka potencial të madh dhe këtë e dëshmon edhe kjo seancë e parë e Komisionit të përzier. Janë identifikuar më shumë fusha ku mund të gjejmë interes të përbashkët. Veçanërisht më gëzon ajo që kemi gjetur kompani dhe projekte konkrete ku ekziston potencial sepse me rëndësi është që t'i kushtohet vëmendje projekteve të vërteta me çka do ta përforcojmë bashkëpunimin dhe tregtinë tonë", deklaroi sekretari shtetëror sllovak i ekonomisë Rastisllav Çovanec.

Bashkëpunim më i madh pritet në pjesën e industrisë automobilistike, ku, sipas dy palëve, ka mundësi të mëdha. Nga pala sllovene është dhënë ftesë deri te klasteri i firmave të Maqedonisë nga industria automobilistike të marrin pjesë në ngjarjet të cilat prezantohen kompani - furnizues të mundshëm të prodhuesve nga industria automobilistike.

"Sllovakia ka potencial të madh veçanërisht në pjesën e industrisë automobilistike, duke pasur parasysh tani më marka të pranishme të 'pezho', 'folsvagen', 'kia', dhe së shpejti pritet edhe hyrje në 'landrover jaguar' me çka për ne hap forma të reja për bashkëpunim të përbashkët", theksoi zëvendësministri i Ekonomisë Hristijan Delev.

Në pjesën e energjetikës, Sllovakia është e gatshme të ofrojë kompani të cilat marrin pjesë në tenderët për termocentralet dhe në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, ndërsa nga pala maqedonase është dhënë ftesë për pjesëmarrje të kompanive sllovake dhe në pjesën e infrastrukturës së gazit.

Maqedonia shfaqi edhe interes për praninë e verës së Maqedonisë, pemëve dhe perimeve në tregun sllovak. Është iniciuar të mbahet edhe tet a tet takim midis kompanive të dy shteteve me qëllim që të gjenden mundësi për bashkëpunim.

Gjatë bisedimeve dyditore midis dy delegacioneve janë prezantuar edhe volitshmëritë që i ofron ZZHTI-ja dhe zonat e gjelbra për investim të kompanive të huaja në Maqedoni.

Maqedonia nga Sllovakia do të tërheqë edhe përvoja në pjesën e shfrytëzimit të mjeteve nga BE fondet, ku ky shtet kryeson me rreth 96 për qind shfrytëzim. Për këtë qëllim nga pala e Maqedonisë është kërkuar të dërgohet ekip sllovak nga ekspertë të cilët japin propozime ku duhet Maqedonia ta përmirësojë shfrytëzimin e mjeteve të BE fondeve.

Seanca e ardhshme e Komisionit të përzier do të mbahet në Bratisllavë.

Publikuar: 23.02.2016 | 15:54
Lexuar: 540 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime