E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasiqë të përfundojnë edhe këto punime, atëherë do bëhet rikonstruimi i tërësishëm i rrugëve me asfalt.
Komuna e Çairit me investimet e radhës









Komuna e Çairit me investimet e radhës, pasiqë përfundoi instalimin e tubacioneve të rrjetit atmosferik në rrugën “Stojna Stevkova” është duke përfunduar edhe fazën e parë të rikonstruimit të ujësjellësit në lagjen e Seravës.

Nëpër rrugët “Stojna Stevkova”, “Serava” dhe “Kosta Abrasheviq”, i cili kushtoi 12 milion denarë dhe këto mjete janë siguruar nga Banka Evropiane për zhvillim nëpërmjet të Ministrisë së transporit dhe lidhjeve.

Në fazën e dytë të rikonstruimit të ujësjellësit nëpër rrugët e lartpërmendura, Komuna e Çairit do investojë mbi 15 milion denarë prej buxhetit të saj me të cilën të gjithë objektet individuale do të kyçen në rrjetin e ri të ujësjellësit.

Pasiqë të përfundojnë edhe këto punime, atëherë do bëhet rikonstruimi i tërësishëm i rrugëve me asfalt.

Publikuar: 23.02.2016 | 15:56
Lexuar: 984 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime