E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Tiranë ka realizuar takime të ndara me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dhe presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.
Lideri i BDI-sė Ahmeti, takoi Berishėn dhe Topin







Në takim me kryeministrin Berisha është diskutuar për zhvillimet e fundit ne Maqedoni, zgjedhjet e marsit, zgjedhjet e qershorit ne Shqipëri, korridorin 8, rrugën e Arbrit si dhe rreth ndërtimit të hekurudhës Shqipëri – Maqedoni. Nga ana e tij. Berisha i ka shprehur Ahmeti falënderime te veçanta për organizimin e vitit jubilar të Kongresit të Manastirit.

Ndërsa presidenti shqiptar Bamir Topi e njoftoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për procesin e dialogut ne Shqipëri mes faktorëve politik dhe mes institucioneve, reformat ne gjyqësi dhe ka shprehur kënaqësi për arritjet e shqiptareve ne Maqedoni dhe Bashkimit Demokratik për Integrim ne këtë periudhe qeverisjeje.

Në delegacionin e BDI-së që qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri marrin pjesë edhe deputeti Xhevat Ademi, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe Agron Buxhaku, anëtar i KQ të BDI-së.

Publikuar: 16.01.2009 | 16:37
Lexuar: 577 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime