E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ngjitja për 82 vende nga gjithsej 201 operatorë postarë të ranguar është rezultat i angazhimit permanent të menaxhmentit dhe të punësuarve në Postën e Maqedonisë si dhe i angazhimit të ekspertëve nga Unioni Postar Botëror.
Ngjitje për 82 vende të kualitetit të Shërbimit EMS të Postës së Maqedonisë


Në raportin e Kooperativës EMS të Unionit Postar Botëror për kualitet të shërbimit EMS të 201 operatorëve postarë në botë, për kuartalin e fundit të vitit 2015 shërbimi EMS i Postës së Maqedonisë është ranguar në vendin e 55-të. Në raportin për kuartalin e parë për vitin 2015, Posta e Maqedonsië ishte ranguar në vendin e 137-të.

Ngjitja për 82 vende nga gjithsej 201 operatorë postarë të ranguar është rezultat i angazhimit permanent të menaxhmentit dhe të punësuarve në Postën e Maqedonisë si dhe i angazhimit të ekspertëve nga Unioni Postar Botëror.

Na gëzon fakti se institucionet ndërkombëtare të llojit të Kooperativës EMS e njohin cilësinë e punës së Postës së Maqedonsië, e që paraqet një impuls shtesë për vazhdimin dhe mbajtjen e cilësisë së lartë gjatë punës së Kompanisë.

Shërbyerja e klientëve është pjesë e treguesve kyç për rezultatet e definuara nga Kooperativa EMS, ndërsa Posta e Maqedonisë si një nga anëtaret e saj në mënyrë aktive participon në aktivitetet e përmirësimit të cilësisë së shërbimit EMS.

Publikuar: 25.02.2016 | 15:14
Lexuar: 543 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime