E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prezantimi i projekteve studentore ishte para profesorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë Google, me ç'rast studentët edhe praktikisht tregojnë si funksionojnë ato.
Studentë të USHT-së prezantuan aplikacione para përfaqësuesve të kompanisë Google

Universiteti Shtetëror i Tetovës, në bashkëpunim me kompaninë Google Inc. sot u mundësoi studentëve nga ky universitet t'i prezantojnë shkathtësitë e tyre kompjuterike për aplikacione softuer, të zbatueshme në jetën e përditshme dhe arsimin në kuadët të aktivitetit Hakaton.

Prezantimi i projekteve studentore ishte para profesorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë Google, me ç'rast studentët edhe praktikisht tregojnë si funksionojnë ato.

"Kjo është garë, ku studentët do të mund t'i prezatojnë aplikacionet e tyre nga sfera e informatikës. Kjo është edhe mundësi e madhe për ta sepse kjo mund të ketë ndikim edhe mbi karrierën e tyre të mëtejshme", tha përfaqësuesja e Unioversitetit, Merita Kasa Halili.

Përfaqësuesit e kompanisë Google ishin të kënaqur nga projektet e studentëve dhe nga motivimi i tyre që praktikisht ta tregojnë atë që e kanë mësuar.

"Vlerësoj se Hakaton është mundësi e shkëlqyeshme për studentët, pasi studentëve u jep mundësi atë që e kanë mësuar në mësimin, ta prezantojnë këtu. Pamë shumë studentë të motivuar dhe unë me padurim pres që t'u prezantoj mundësitë kompanisë sonë", deklaroi Margaret Fortni nga kompanis Google.

Komisioni ka zgjedhur tre aplikacione më të mira, ndërsa tre studentët që i kanë përpunuar, kanë marrë studime falas të magjistraturës në USHT, si dhe certifikata dhe dhurata nga Google.

Publikuar: 25.02.2016 | 15:20
Lexuar: 718 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime