E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bruto-paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në dhjetor të vitit 2015 ka qenë 33.299 denarë dhe shënon rritje për 1,7 për qind.
Neto paga mesatare në dhjetor 22.715 denarë







Neto paga mesatare mujore për të punësuar në Maqedoni në dhjetor të vitit 2015 ka qenë 22.715 denarë dhe shënoi rritje prej 1,4 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Rritja është meritë, para së gjithash, e rritjes së neto-pagës mesatare mujore të paguar për të punësuar në sektorët: Veprimtari shërbyese administrative dhe ndihmëse për 11,00 për qind, Art, zbavitje dhe rekreacion për 6,1 për qind dhe Informata dhe komunikime për 5,8 për qind.

Rritje të neto-pagës mesatare për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Veorimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 18,8 për qind, Informata dhe komunikime për 9,9 për qind dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; rregullim i automjeteve dhe motoçikletave për 8,9 për qind.

Bruto-paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në dhjetor të vitit 2015 ka qenë 33.299 denarë dhe shënon rritje për 1,7 për qind.

Në dhjetor të vitit 2015, 1,3 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë

Publikuar: 25.02.2016 | 15:39
Lexuar: 835 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime