E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këto momente ndodhen rreth 700 refugjatë afganë në territorin tonë, si pasojë se nuk lejohen të shkojnë në Serbi, Kroaci dhe Sloveni.
Nikola Popovski për Die Presse: Europa duhet të jetë më e qartë me kërkesat ndaj Maqedonisë







Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Popovski u është drejtuar kolegëve të tij europianë që “kërkesat ndaj Maqedonisë ti bëjnë më të qarta” sa u takon refugjatëve. Në vijim e keni intervistën e medias austriake Die Presse sjellur ekskluzivisht vetëm nga Bota sot .

Die Presse: Pse prej disa ditësh refuzohen refugjatët afganë të tranzistojnë përmes Maqedonisë?

Nikola Popovski: Ne i kemi lejuar afganët të kalojnë përmes Maqedonisë, por vendimi i shteteve tjera ballkanike, për të mos pranuar më refugjatët nga ky shtet na ka detyruar të ndryshojmë kurs. Në këto momente ndodhen rreth 700 refugjatë afganë në territorin tonë, si pasojë se nuk lejohen të shkojnë në Serbi, Kroaci dhe Sloveni.

Europa vendosi që vendet ku mbizotëron lufta si Afganistani, Siria dhe Iraku të pranohen banorët e tyre si refugjatë, por një logjikë se pse nuk lejohen afganët mund të jetë se njerëzit të cilët qëndrojnë një kohë të gjatë në një vend të sigurt nuk njihen si refugjatë.

Ne s’mund të pranojmë refugjatë të cilët nuk pranohen nga BE, andaj BE duhet të jetë më e qartë në kërkesat ndaj Maqedonisë rreth refugjatëve.

Die Presse:Greqia ka premtuar se do bllokojë anëtrësimin e Maqedonisë në BE, nëse mbyll kufirin e saj jugor?

Nikola Popovski: Nuk mund të vritet një person i vdekur. Rruga e Maqedonisë drejt euro-integrimeve është prej disa vitesh e bllokuar nga Greqia. Shumë vite më parë sesa vala e refugjatëve. Te kriza e fundit ne kemi interesa të përbashkëta me Greqinë, pasi ne do ishim me fat nëse rrugët e refugjatëve do funkcionojnë siç duhet në Greqi. Megjithatë, kjo nuk funkcionoi siç duhet edhe sipas vlerësimëve të Perëndimit.

Nëse Maqedonia do kishte shënuar progres në euro integrimet, situata e tanishme do ishte më e mirë. Nga ne pritet të zgjidhet një problem, që në fakt nuk është zgjedhur nga shtetet anëtare të BE.

Die Presse: Gjermani ju është lutur të mbyllni kufirin me Greqinë, mirëpo më pas e ka tërhequr këtë.

Nikola Popovski: Në rrugë zyrtare nuk kemi marrë intrukcione. Çfarë ne kemi bërë, është nga përfundimet e nxjerra prej Këshillit Europian. Kjo do ishte më e lehtë për ne, nëse shtetet e BE do ishin të qarta dhe unanime në kërkesat e tyre. Deri tani kjo nuk ka ndodhur./Bota sot

Publikuar: 25.02.2016 | 16:28
Lexuar: 614 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime