E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dekani i Fakultetit të Arteve theksoi që për Universitetin e Tetovës ishte një nder i veçantë të mirëpres një piktor me famë botërore.Ai shpalosi pjesë nga emocionet e Kaleshit gjatë vizitës në hapësirat e Fakultetit.
Piktori Omer Kaleshi vizitoi Fakultetin e Arteve në UT









Universiteti i Tetovës, përkatëisht Fakulteti i arteve patën nderin dhe kënaqësinë të presin piktorin me famë botërore, me origjinë nga Kërçova, që jeton e vepron në Paris, z.Omer Kaleshin.Ai modest si gjithherë u shpreh i entuziazmuar që gjendet në këtë universitet.

Dekani i Fakultetit të Arteve theksoi që për Universitetin e Tetovës ishte një nder i veçantë të mirëpres një piktor me famë botërore.Ai shpalosi pjesë nga emocionet e Kaleshit gjatë vizitës në hapësirat e Fakultetit.

Do të mbështesim çdo gjë që mban emrin e Omer Kaleshit – u shpreh Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës duke bërë publike donacionin prej 25 pikturash të dhuruara nga artisti shqiptar Omer Kaleshi, të shndërrohen në Galeri të përhershme e cila do të mbajë emrin e tij, në Galerinë Kombëtare në Shkup.

Përveç mirënjohjeve të shumta ndërkombëtare, javën e kaluar piktori, Omer Kaleshi, mori edhe medaljen presidenciale të meritave që iu dorëzua nga Republika e Kosovës. Omer Kaleshi është shpallur, korrikun e kaluar edhe qytetar nderi i Çairit./L. Aliu/

Publikuar: 25.02.2016 | 18:04
Lexuar: 774 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime