E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

kërkojmë publikisht nga kreu i Komunës së Butelit dhe nga këshilltarët e partive maqedonase, që seriozisht ta rishqyrtojnë këtë vendim jolegjitim, dhe këtë provokim të hapur antishqiptar e antiislam.
Këshilltarët e BDI-së në komunën e Butelit e shprehin pakënaqësinë e tyre kundër vendimit për vendosjen e kryqit gjigant

Shkup, 26 shkurt 2016 (MIA) - Përfaqësuesit e BDI-së në Komunën Butel të Shkupit, publikisht shprehin pakënaqësinë e tyre të skajshme dhe të mbarë popullatës shqiptare të kësaj komune, kundër vendimit jolegjitim të shumicës së këshilltarëve maqedonas, për vendosjen e një kryqi gjigant në Butel.

"Rikujtojmë opinionin publik dhe të gjitha instancat shtetërore dhe ato ndërkombëtare, se aspak nuk është respektuar procedura legale nëpër organet e Këshillit, dhe se nuk është marrë parasysh Parimi i Badenterit, i cili në këtë rast është normë ligjore", thanë këshilltarët e BDI-së në konferencë për shtyp, duke shtuar se përmes këtij reagimi, ata ritheksojmë se nuk janë kundër kryqit apo fesë tjetër, meqë deri tani edhe në Butel janë ndërtuar shumë kisha ortodokse, dhe kjo nuk i ka penguar.

Ata në konferencë për shtyp theksuan se populli shqiptar është i dëshmuar për tolerancën fetare.

"Mirëpo, në rastin konkret shihet qartë se bëhet fjalë për një provokim të hapur ndaj afër 50 përqindëshit të popullatës Butelit, e cila nuk i takon fesë ortodokse.

Tani nga qarqe të caktuara dhe të dëshmuara si antishqiptare, siç është Kongresi Botëror

Gjithëmaqedonas, përkrahur ndoshta edhe nga rrymat politike, po përdoret feja për revanshizëm politik. Kjo është shumë e rrezikshme jo vetëm se për mirëqenien dhe bashkëjetesën ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike e fetare në këtë komunë, por edhe për mbarë vendin.

Prandaj, kërkojmë publikisht nga kreu i Komunës së Butelit dhe nga këshilltarët e partive maqedonase, që seriozisht ta rishqyrtojnë këtë vendim jolegjitim, dhe këtë provokim të hapur antishqiptar e antiislam.

Në të kundërtën, ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi në rast se ky akt ndikon në prishjen e raporteve ndëretnike e ndërfetare, apo nëse gjendja e sigurisë do të del nga kontrolli", theksuan këshilltarët e BDI-së në komunën e Butelit.

Publikuar: 26.02.2016 | 13:30
Lexuar: 808 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime