E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

PDSH-ja opozitare ka reaguar ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Abdylaqim Ademit se 95% e MO-së tanimë është realizuar. Sipas PDSH-së BDI-ja po manipulon me qytetarët shqiptarë. Akuzat e PDSH-së, zv/kryeministri Ademi i quajti të pabaza. Ai madje tha se gjatë qeverisjes së PDSH-së është ulur përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Akuza mes BDI dhe PDSH pėr punėsimet
Partitë shqiptare maten se cila më shumë ka punësuar shqiptarë në administratën publike gjatë qeverisjes së tyre.

PDSH-ja opozitare ka reaguar ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Abdylaqim Ademit se 95% e MO-së tanimë është realizuar. Sipas PDSH-së BDI-ja po manipulon me qytetarët shqiptarë. Zëdhënsi i PDSH-së Sheval Memishi tha se rritja e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet e sistemit, është arritur në 18 muaj të qeverisjes së PDSH-së. Ai tha se në këtë periudhë është bërë punëismi I mëse 3000 shqiptarëve.

"I vetmi parametër për atë se sa punësime të shqiptarëve janë realizuar në periudhën e qeverisjes së PDSH-së, për BDI-në janë numri i shqiptarëve të cilët për çdo ditë i largojnë nga puna e ky numër arin shifrën shqetësuese prej 500 shqiptarëve të cilët BDI i ka larguar nga puna vetëm për 6 muaj", tha zëdhënës i PDSH-së, Sheval Memishi.

Akuzat e PDSH-së, zv/kryeministri Ademi i quajti të pabaza. Ai madje tha se gjatë qeverisjes së PDSH-së është ulur përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

"Në vitin 2006 kur ne u larguam nga pushteti përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë 17% kurse kur erdhëm në pushte në vitin 2008 ka qenë 16% që do të thotë se ka shënuar ulje për 1%. PDSH-ja për fatin e mirë të shqiptarëve ka qenë në pushtet vetëm 18 muaj ndërsa në vitin 2007 ata kanë arritur të punësojnë vetëm 415 punëtorë shqiptarë në administratën shtetërore unë këtu e kam edhe numrin se në cilin insitucione ata janë punësuar.", pohon zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Zëdhënësi i PDSH-së mohon deklaratat e zëvendëskryeministrit Ademi se gjatë 6 muajve të qeverisjes së tyre janë punësuar 1.000 shqiptarë. "Kërkojmë të na i sigurojë emrat dhe institucionet ku si pas tyre janë punësuar këta shqiptarët. Përderisa i presim të na i sigurojë këta të dhëna i përkujtojmë për premtimin e dhënë para qytetarëve shqiptarë se për 4 vjet do të punësojnë 100.000 shqiptarë.", shtoi zëdhënësi Memishi.

Zv. Kryeministri Ademi nga ana tjetër tha se me ardhjen e BDI-së në pushtet janë hapur 3 konkurse me përfaërsisht 900 administratorë të rinjë. Konkursi i parë ka përfunduar dhe më 26 janar të pranuarit në punë do t'i marrin vendimet. Konkursi i dytë do të përfundojë shumë shpejt sepse procedurat janë në rjedhë e sipër kurse konkursi i tretë është ende i hapur dhe pasi të përfundojnë procedurat sigurisht që edhe do të pranohen shumë shqiptarë të rinj, ka pohuar zv/kryeministri Adbylaqm Ademi.
Shkëlzen Aqifi

Publikuar: 16.01.2009 | 16:41
Lexuar: 554 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime