E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky vendim mund të ndryshojë transferimin e Muzakës tek kampionët e Shqipërisë, Dinamo, e cila sheh tek Muzaka një nga lojtarët kryesorë për të përballuar sfidat e Champions League ndaj kampiones moldave, Sheriff Tiraspol.
FSHF vendos nė favor tė Tiranės, Muzaka duhet tė shlyejė detyrimet








Gjergji Mima

- Futbollisti i ekipit Kombëtar, Gjergji Muzaka, duhet t’i paguajë Tiranës detyrimin prej 45 mijë eurosh për të luajtuar më pas gjatë këtij sezoni me Dinamon.

Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga ana e Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, i cili pasi ka shqyrtuar kontratat mes klubeve dhe lojtarit vendosi në favor të Tiranës.

Në vendimin e KDS thuhej se "në kushtet kur nga ana e lojtarit Gjergji Muzaka, me anë të aktmarrëveshjes datë 28/08/2008, është pranuar dhe njohur detyrimi i tij për shumën prej 45.000 euro ndaj KF Tirana, paguar prej këtij klubi tek KF Partizani, si dhe në kushtet kur konstatohet se pavarësisht përfundimit të kontratës midis këtij
lojtari dhe KF Tirana, ky detyrim nuk rezulton i shlyer, lojtari Gjergji Muzaka duhet të shlyejë këtë detyrim ndaj KF Tirana në masën 45.000 euro për të qenë i lirë për marrjen e lejes së federimit nga FSHF për në klube të tjera”.

Ky vendim mund të ndryshojë transferimin e Muzakës tek kampionët e Shqipërisë, Dinamo, e cila sheh tek Muzaka një nga lojtarët kryesorë për të përballuar sfidat e Champions League ndaj kampiones moldave, Sheriff Tiraspol.




Publikuar: 07.07.2010 | 18:17
Lexuar: 543 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime