E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpalljen fitues të tij e bëri aktorja Julianne Moore, e cila bëri një pauzë të gjatë deri sa shpalli emrin e Di Caprios fitues.
Leonardo Di Caprio fiton për herë të parë çmimin “Oscar”










Ishte parashikuar që do të ndodhte dhe më në fund ky vit nuk zhgënjeu. Aktori Leonardo Di Caprio më në fund pas thuajse 6 vitesh si kandidati kryesor, fitoi këtë vit me filmin “The revenant”, çmimin Oscar si aktori më i mirë protagonsit.

Shpalljen fitues të tij e bëri aktorja Julianne Moore, e cila bëri një pauzë të gjatë deri sa shpalli emrin e Di Caprios fitues.

Në sallën e magjishme “Dolby Theater” në Los Angelos Oscar-i i këtij viti i preanztuar nga aktori Chris Rock, ndër personat më në ankth krahas Di Caprios, në momentin e shpalljes së fituesit ka qenë aktorja Kate Winselet, protagoniste me të në filmin “Titanic” dhe një ndër mbështetëset e tij më të flakta.

Në fjalimin e tij, aktori ka falenderuar ndër të tjerë, aktorin tjetër në film, Tom Hardy dhe marin Scorcese, për drejtimin e filmave të tij “ The Aviator” dhe “Ujku i Wall Street”. Në fund të fjalimit duke folur për vendndodhjet ku është xhiruar filmi “The Revenant”, Di Caprio ka prekur një temë shumë të rëndësishme per të atë të klimës dhe mjedisit.

Fitues të tjerë të mëdhej në edicionin e 88 të ccmimeve Oscar, në Los Angelos ishin: Filmi “Spotlight” u cilësua si filmi më i mirë, drama që tregon pë rnjë grup gazetarësh të “Boston Globe” që hetojnë një skandal me abuzime seksuale të prifterinjëve katolik, është vlerësuar gjithashtu dhe si skenri më i mirë.

Alejandro Iñárritu, si regjisori më i mirë, Brie Larson, aktorja më e mirë protagoniste në filmin “Room”, Mark Rylance, aktori më i mirë jo protagonsit “Bridge of Spies”, Alicia Vikander, Aktorja më e mirë jo protagoniste në filmin “The danish girl”.

Filmi më i mirë i huaj u shpall “Son of Saul”. Filmi shqiptar “Shok”, nuk mundi të triumfonte në kategorinë e filmit të shkurtër, ndërsa një tjetër fitues ishte Ennio Moricone, për kolonën zonore të filmit “Hateful Eight”.

“Mad Max”, filmi aksion fantazi i intrepretuar nga Charlize Theron, ishte filmi që fitoi më shumë ccmime, rreth 11 të tillë në lidhje me montazhin dhe efekte, soundin, kostumet, grimin , etj./tvklan.al

Publikuar: 29.02.2016 | 11:05
Lexuar: 645 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime