E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njëra prej tyre për vendosjen e një shtylle 50 metërshe me flamurin kombëtar në hyrje të Sarajit dhe tjetra, ndërtimi i një xhamie në Matkë.
Edhe në Saraj nisma për simbole, Murati: Xhami dhe flamur kombëtar 50 metërsh!










Edhe komuna e Sarajit nuk i ka shpëtuar frymës së vendosjes së simboleve fetare dhe etnike. Nga kjo komunë theksojnë se janë dy iniciativa nga banorë dhe shoqata.

Njëra prej tyre për vendosjen e një shtylle 50 metërshe me flamurin kombëtar në hyrje të Sarajit dhe tjetra, ndërtimi i një xhamie në Matkë. E për këtë deklarohet për TV21, kryetari i kësaj komune, Bekim Murati.

“Në komunën e Sarajit kanë arritur disa iniciativa. Njëra nga ato është ndërtimi i një xhamie në vendbanimin Matkë, vend ky i cili është i banuar me shumicë shqiptare, pikërisht të përkatësisë fetare muslimane.

Gjithashtu në komunën e Sarajit ka iniciativë nga organizata të ndryshme qytetare për vendosjen e një flamuri të madh në hymje të Sarajit kuptohet këto kërkesa do ti shqyrtojnë dhe konfrom planeve të komunës sigurisht që do ti përgjigjemi pozitivisht kërkesave të banorëve të cilët përbëjnë mbi 97% të populates shqiptare në komunën e Sarajit”, tha Murati.

Publikuar: 29.02.2016 | 12:17
Lexuar: 698 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime