Nëndetësja fluturuese do të sillet sipas ligjeve të përgjithshme të hidrodinamikës dhe aerodinamikës. Por, sfidat nga pikëpamja teknplogjike për këtë makinë janë të mëdha. Ajo do të duhej të jetë mjaft e lehtë në mënyrë që të mund të fluturojë, e në të njëjtën kohë edhe mjaft e fuqishme për ta duruar presionin në ujë.
Agjencia për menaxhim me projekte perspektive hulumtuese e Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së i fokuson përpjekjet e veta drejt zhvillimit të nëndetëses fluturuese, kumtoi gazeta "Dejli telegraf".
Nëndetësja e re do të fluturojë ulët mbi ujin përderisa nuk i afrohet cakut të vet. Atëherë ajo do të zhytet nën ujë, me qëllim që të mos zbulohet dhe takohet. Në atë mëynrë, njëjtë si edhe nëndetësja, ajo do të arrijë deri te caku dhe do ta sulmojë, e më pas do të kthehet në bazë duke fluturuar mbi ujë. Ky lloj i nëndetëses do të dedikohet për sulmim të anijeve dhe bazave dhe objekteve bregdetare.
Projekti është në proces të zhvillimit prej vitit 2008 dhe ndodhet në fazën e krijimit të pamjes së fundit dhe materialeve prej të cilave do të përpunohet.
Nëndetësja fluturuese do të sillet sipas ligjeve të përgjithshme të hidrodinamikës dhe aerodinamikës. Por, sfidat nga pikëpamja teknplogjike për këtë makinë janë të mëdha. Ajo do të duhej të jetë mjaft e lehtë në mënyrë që të mund të fluturojë, e në të njëjtën kohë edhe mjaft e fuqishme për ta duruar presionin në ujë.
Grejam Houks, eksperti për projektimin e nëndetëseve, mendon se legurat bashkëkohore nga fijet e karbonit do të mund të shfrytëzohen për ndërtimin e nëndetëses fluturuese. Nëndetësja njëkohësisht do të jetë e fuqishme dhe e fortë në mënyrë që të ketë mjaft karakteristika dinamike edhe në ujë edhe në ajër, theksoi ai.
Njëjtë sfidë e madhe janë edhe motorët të cilët do të punojnë në temperaturë prej disa qindra gradëve Celsius. Ekziston rreziku që ata të eksplodojnë gjatë ndryshimit drastik të temperaturës, kur nëndetësja fluturuese do të zhytet në ujë pas fluturimit. Ekspertët thonë se mu ky rrezik mund ta pengojë realizimin e ëndrrës së Pentagonit për nëndetëse fluturuese në kohë të shkurtë, sepse motorët thjeshtë do të pësojnë shok termik.