E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sivjet, simpoziumi po mbahet me temë: “Bashkëqeverisje për zhvillimin urban gjithëpërfshirës në Evropën Juglindore”.
Bejta po merr pjesë në Simpoziumin e komunave – Lidershipi transformues në Evropën Juglindore që po mbahet në Graz të Austrisë



Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta nga data 29 Shkurt deri më 1 Mars, po merr pjesë në simpoziumin e kryetarëve të komunave – Lidershipi transformues në Evropën Juglindore që mbahet në Graz të Austrisë që po organizohet nga Instituti i Bankës Botërore.

Sivjet, simpoziumi po mbahet me temë: “Bashkëqeverisje për zhvillimin urban gjithëpërfshirës në Evropën Juglindore”. Folës në Simpozium janë kryetarët transformues nga qytete Evropiane të cilët kanë aplikuar reforma të suksesshme që shërbejnë si praktika të mira, të zbatueshme në Evropën Juglindore.

Simpoziumi do të jetë një mundësi e mirë për kryetarët e komunave dhe udhëheqësit e qyteteve, zyrtarët e qeverisjeve lokale, partnerëve (NALAS, Asociacionet e Qeverisjes lokale) dhe palëve tjera të rëndësishme që të shpërndajnë atë që ata kanë arritur me mënyrat e tyre kanë arritur ta reformojnë, dhe si u ka ndihmuar Programi në përparim.

Në simpozium po marrin pjesë 150 kryetar komunash nga e gjithë Evropa Juglindore, ndërsa nga Maqedonia marrin pjesë tre kryetar komunash. Kryetari Bejta është kryetari i vetëm shqiptar nga Maqedonia. Nga Shqipëria po marrin pjesë shtatë dhe nga Kosova katër drejtues të qeverisjeve lokale.

Bashkë me kryetarin Bejta, në simpozium po merr pjesë edhe udhëheqësi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Pajtim Saiti.

Publikuar: 29.02.2016 | 13:17
Lexuar: 720 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime