E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërsa Obama fl e, rojet e tij besnikë vëzhgojnë përmes satelitëve çdo pjesë të Tokës. Nga Gates te Panetta, të gjithë qëndrojnë zgjuar me rotacion. Pastaj, në orën gjashtë të mëngjesit, i përgatisin raportin Presidentit.
Turni i natės nė Shtėpinė e Bardhė. Ja si e ruan Amerika botėn!






Janë “Portierët e natës”, të cilët nuk ia ndajnë sytë për asnjë sekondë “portës së ferrit”; rojet që nuk mund të fl enë kurrë, sepse djajtë rrinë gjithmonë zgjuar. Ndërsa Obama fl e në katin e sipërm të shtëpisë me bashkëshorten dhe dy vajzat, rojet pijnë kafe në rezidencën presidenciale. Punën e bëjnë me turne. E ndërsa disa roje pushojnë, të tjerët që janë në krye të detyrës nuk ua ndajnë sytë avionëve që s’ndalen së fluturuari, duke kontrolluar vazhdimisht qiellin.

Qëndrojnë gjithë kohës duke vëzhguar monitorët, të cilët transmetojnë sinjale, pamje, zëra nga bota, në mënyrë që në orën shtatë të mëngjesit të kenë gjithçka gati, kur CIA t’i paraqesë raportin Presidentit: “Edhe kjo natë kaloi e qetë, zoti President. Falë Zotit dhe portierëve të natës, Amerika ekziston akoma”. Për t’i treguar botës atë që nuk mund ta shohë, “Washington Post” ka ndjekur orë pas ore atë që ndodh në Shtëpinë e Bardhë gjatë natës, para se “të mbyllë sytë” edhe telekamera e fundit. Nuk ka as gjumë e as qetësues për këta “lakuriqë nate”, të cilët kanë pranuar t’i shërbejnë Amerikës së tyre kundrejt një pagese, të cilën mund ta merrnin pa i futur vetes kaq shumë siklet edhe në bankë, ose në një kompani të madhe.

Në mesnatë, drejtori i CIA-s, Leon Panetta, dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, gjenerali James Jones, ndoshta mund të jenë duke fl uturuar për në Pakistan, ku do të tentojnë për të disatën herë radhazi të marrin vesh nga shërbimet sekrete pakistaneze se çfarë loje po luajnë kundërshtarët në Afganistanin e afërm.

Panetta, që tashmë është 72 vjeç, dhe ka hequr dorë nga katedrat komode universitare dhe presidencat e fondacioneve të cilët i jepnin një rrogë të majme mujore mijëra dollarëshe, tenton pambarimisht t’i telefonojë Kremlinit, që nuk i përgjigjet, ndërsa gjenerali i Marinës në pension, Jones, po pi dy kokrra paracetamol kundër dhimbjes së kokës, e cila duke u bashkuar me zhurmën e mërzitshme të avionit ushtarak, nuk e lë të marrë një sy gjumë. Jones heq edhe xhaketën për të qenë më komod.

Pikërisht në Cansas City, ministri i Mbrojtjes, i vetmi republikan i mbijetuar në qeverinë “Obama” nga skuadra e Bush-it, boshatis suitën e një hoteli për të instaluar brenda monitorë, altoparlantë dhe një tryezë konferencash. Ai i hedh një vështrim të shpejtë të çarës poshtë derës, ku një rreshter ka urdhëruar të fusë zarfet të cilave ai u trembet aq shumë.

Para pak ditësh në një zarf ishte futur një faks ku shkruhej emri dhe mbiemri i një ushtari të vrarë në Afganistan. “Të fl esh? E si mund të të zërë gjumi kur e di se një nga djemtë që ti ke dërguar në Afganistan është duke vdekur”? Një orë pas mesnate, gjenerali Jones i cili po fl uturon mbi Atlantik, njoftohet se pas një shtatzënie të vështirë, kunata ka lindur një djalë të parakohshëm. Ai shpreson që foshnja ta marrë veten në inkubator. Në orën dy të mëngjesit, ministrja për Sigurinë Kombëtare, Janet Napolitano, inatoset me një faks të vjetër që vazhdon të mos i nxjerrë letrat.

“Si ka mundësi që nuk arrij të gjej një faks i cili punon?”, thotë ajo. Pastaj qetësohet, kur më në fund merr në dorë kopjet e dokumenteve që i nevojiten. Janet vë në magnetofon CD-në me këngët e preferuara për t’u qetësuar komplet. E adhuron Moxartin. Do të dëshironte të fl inte duke lexuar historinë e Krishterimit, një libër me njëmijë e katërqind faqe, por nuk ka guxim. “Nëse më zë gjumi dhe më bie në fytyrë, është e sigurt se do të më thyejë hundën”. Në shtëpinë e tij në Uashington, në orën tre të mëngjesit Eric Holder, avokat multimilioner, i cili ka punuar me Bill Clinton-in dhe sot është ministër i Drejtësisë, po ngroh ujin për të pirë një fi lxhan çaj të zi, ndërsa e shoqja, doktoreshë obstetrike, po fle.

“Dikur ishte ajo që rrinte zgjuar për shkak të lindjeve, ndërsa sot jam unë ai që nuk vë gjumë në sy. ǒgjë e pabesueshme apo jo”? Hetimet mbi atentatet e mundshme nuk ndalen kurrë. “Me Obama-n kemi një jetë që njihemi. Nuk mund t’i thosha jo kur më thërriti të punoja me të. Nuk mundesha”, thotë Holder. Për të kaluar natën, merr kufjet e “iPod” dhe fi llon të dëgjojë Jay-Z-në, ndërkohë që celularin e ka bërë me dridhje për të mos zgjuar vajzën dhe gruan.

Në “Situation Room”, qendra e zhurmshme poshtë Shtëpisë së Bardhë- që nga larg duket si e fjetur, por nuk është aspak e tillë, sepse aty shkarkohen të gjitha impulset dhe adrenalina- “lakuriqët e natës” fluturojnë mbi botë pa lëvizur nga karriget, përmes syve të satelitëve dhe telekamerave vëzhguese të vendosura kudo. Mund të shkojnë nga Islamabadi në një shesh të Romës, nga Nju Jorku në një hotel të Rio de Zhaneiros, duke përdorur kamerat vëzhguese. Këtë natë, Michael Leitner, kontrollori i tyre i turnit, qëndron më këmbë deri në orën pesë të mëngjesit, kur vjen momenti për të mbledhur të gjithë “portierët e natës”, ministra ose gjeneralë, rreshterë ose sekretare, analistë ose teknikë, çfarëdo qofshin, dhe të fi llojë nga puna.

“Gjumi është armiku im më i madh, sepse edhe kur fl e, truri im vazhdon të punojë dhe më dërgon pamje, ide dhe mendime të cilat më pas unë i vë në zbatim përmes punonjësve të mi”, thotë Leitner, që edhe pse në moshën 41-vjeçare, fl e vetëm dy orë gjumë gjatë ditës. Pak minuta pas orës pesë së mëngjesit, e gjithë nata “mblidhet” në një valixhe me rrota, si ato që tërheqin turistët nëpër aeroporte, për të krijuar atë që quhet “PDB”, “Presidential Daily Briefing” (mëngjesin për Presidentin) dhe “SDB”-në, raportin për Sekretaren e Shtetit, Hilary Clinton. Valixhja tërhiqet drejt studios ovale ku i pret Obama. Janë pak faqe, por brenda tyre ka të dhëna dhe dokumente shumë të rëndësishme.

Regan kënaqej me një faqe të vetme. Donte vetëm ta dëgjonte dhe jo ta lexonte, në orën 09:00 mëngjesit. Carter pretendonte volume enciklopedike në 05:00 të mëngjesit. Bush hidhej menjëherë te përfundimet: më thoni se çfarë duhet të bëj? Për të nuk kishte enciklopedi apo gjëra të tjera të këtij lloji. Obama është avokat dhe nuk i dihet kurrë se çfarë dokumentesh kërkon, ç’pyetje bën, ç’prova apo adresa kërkon. Leitner ia beson Shërbimit Sekret valixhen me rrota dhe dorëzimin e çelësave të Amerikës portierëve të turnit të ditës. Nata mbaroi dhe pas pak orësh do të fi llojë një tjetër. (shqip)

Publikuar: 07.07.2010 | 21:03
Lexuar: 464 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime