E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pavarësisht mënyrës së veshjes, Beavan është vlerësuar mjaft për punën e saj edhe më parë. Për të njëjtin film, ajo është nderuar edhe me një çmim tjetër prestigjioz.
Fituesja e “Oscar”-it për të cilën nuk duartrokiti askush









Britanikja Jenny Beavan u nderua të dielën me çmimin “Oscar” për kostumografinë më të mirë.

Asaj iu dha statuja e artë për veshjet e krijuara për filmin “Mad Max: Fury Road”, por dalja e saj në skenë për të tërhequr çmimin nuk u shoqërua me asnjë duartrokitje, madje shumë prej të pranishmëve bënë mimika të çuditshme.

Dizajnuesja kishte zgjedhur një veshje shumë larg asaj që pretendentët mbajnë në ceremoninë madhështore. Ajo ishte veshur me një xhaketë lëkure të zezë “Mark and Spencer”, pantallona të zeza dhe një shall të kuq, ndërsa flokët i mbante të lëshuara pa ndonjë krehje të veçantë.

Pavarësisht mënyrës së veshjes, Beavan është vlerësuar mjaft për punën e saj edhe më parë. Për të njëjtin film, ajo është nderuar edhe me një çmim tjetër prestigjioz.

Përdoruesve të rrjeteve sociale nuk u ka kaluar pa vënë re momenti i daljes së saj në skenë dhe indiferentizmi i yjeve të Hollivudit, të cilin e kanë kritikuar në masë.

Publikuar: 01.03.2016 | 13:37
Lexuar: 605 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime