E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktoren Leze Qena kemi fatin që ende ta shohim në skenë dhe madje shumë të fortë dhe plot energji. Pas një pauze shëndetësore, ajo shpreson që në pranverë të rikthehet prapë dhe të sjellë gjëra të reja për publikun.
Leze Qena feston ditëlindjen e radhës
Aktorja shumë e dashur për publikun Leze Qena, sot ka mbushur plot 81 vjet dhe pikërisht për këtë përvjetor ajo është shprehur të jetë e lumtur që ajo ende është e fortë dhe e shëndoshë dhe sipas saj, ajo do të vazhdojë të angazhohet në projekte të reja.

“Kur isha e re thoja sikur të jetoj 50-të vite do të ishte mjaft, por jo vitet po ikin shumë shpejt, koha po kalon dhe t’i ende ke vullnet dhe dëshirë për të jetuar, sepse jeta është e bukur. Unë po ndihem mirë edhe këtë vit dhe sonte për këtë ditëlindje shoqet më kanë organizuar një festë në një lokal këtu në Prishtinë”, tha për KultPlus, aktorja, Leze Qena.

Aktoren Leze Qena kemi fatin që ende ta shohim në skenë dhe madje shumë të fortë dhe plot energji. Pas një pauze shëndetësore, ajo shpreson që në pranverë të rikthehet prapë dhe të sjellë gjëra të reja për publikun. “Kam qëndruar për një kohë në spital, por askush nga mediet nuk është kujtuar për mua, vetëm kur ju duhem më thërrasin”, tregoi tutje Qena.

Lezja nuk ka dhënë detaje se në cilin projekt do të angazhohet, pasi që, sipas saj, aktorët vetëm presin kush po i fton për role, të cilat më pas edhe shqyrtohen nga vetë aktorët.

Kurse për përvjetorin e saj të lindjes, ajo përgjatë gjithë ditës ka pranuar urime nga miqtë e saj, nga kolegët që vijnë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, duke përfshirë edhe shumë urime nga mediet.

Publikuar: 01.03.2016 | 15:01
Lexuar: 612 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime