E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Manifestimin e panairit e hapi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski.
Panairi i ndërtimtarisë me ofertë të pasur për parcela për


Ndërtimtaria është shtyllë e ekonomisë së Maqedonisë. Vitin e kaluar për 9 muaj realizoi rritje prej 12 për qind dhe pritet që ky trend të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Kompanitë ndërtimore në muajt e parë të këtij viti shënojnë rritje në shitjen e banesave, ndërsa presin kontribut drejt kësaj të japin edhe projektet qeveritare "Bli shtëpi për të rinj" dhe "Bli shtëpi, bli banesë", u theksua sot në hapjhen e Panairit të ndërtimtarisë. Deri më 5 mars në një vend qytetarët e kanë ofertën prej mbi 3000 banesa dhe mbi 3000 parcela shtetërore të Panairit për ndërtimtari dhe patundshmëri në Panairin e Shkupit, i cili për të dytin vit me radhë mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Financave.

Manifestimin e panairit e hapi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski.

"Ndërtimtaria si degë është e rëndësishme në strategjitë dhe politikat e Qeverisë. Ajo është mbështetëse e ekonomisë së Maqedonisë, e cila mbështetet në më shumë mënyra. Fillimisht përmes rritjes së investimeve publike, gjegjësisht projekteve kapitale të mëdha si dhe përmes një sërë projektesh siç janë shkalla e autorizuar e TVSH-së prej 5 për qind për qarkullimin e parë të banesave e cila ka rol në çmim, si dhe projektet Bli shtëpi për të rinj i cili filloi sivjet dhe i cili është plotësim i projektit Bli shtëpi, bli banesë i cili filloi në vitin 2012", tha Stavreski.

Ai shtoi se Panairi ofron në një vend të takohen oferta e banesave, shtëpive dhe materialeve ndërtimore. Sipas tij, partneriteti i MF përmes dy projekteve me Panairin për ndërtimtari krijon sinergji që vizitorëve u ofron informacion cilësor dhe ofertë të pasur në një vend.

Trembëdhjetë komuna, prej të cilave katër nga Shkupi, në Panair ofrojnë mbi 3.000 parcela shtetërore për projektin "Bli shtëpi për të rinj".

Kompanitë e ndërtimeve presin edhe më tej rritje në sektor dhe shitje më të madhe të banesave, ndërsa për çmimet e metrit katror nuk pret ndryshim.

Robert Hot i Odës së ndërtimtarisë në kuadër të Lidhjes së odave ekonomike theksoi se sektori i ndërtimtarisë pritet të jetë si edhe deri më tani shtytës i ekonomisë së Maqedonisë edhe së paku në katër vitet e ardhshme. Kontribut shtesë të rritjes së kapaciteteve në sektorin e ndërtimtarisë, sipas tij, do të kenë edhe projektet "Bli shtëpi, bli banesë" dhe veçanërisht projekti i ri "Bli shtëpi për të rinj" në shënjestër të së cilit janë të rinjtë të cilët dëshirojnë të sigurojnë banesën e tyre.

"Interesimi është i madh, ndërsa me ofertën e parcelave prej komunave, presim ky interesim nga dita në ditë gjithnjë e më shumë të rritet", thotë Hot.

Gligor Bishev i bankës Shparkase theksoi se interesi i kredive banesore varet prej ofertës dhe kërkesës së depoziteve dhe se ato do të lëvizin si edhe te të tjerat, gjegjësisht do ta ndjekin fatin e çmimit të kapitalit, gjegjësisht kursimit.

Kompanitë ndërtimore konsumatorëve gjatë Panairit u ofron zbritje, si dhe përfitime shtesë bashkë me bankat dhe kompanitë e sigurimeve.

Publikuar: 01.03.2016 | 16:19
Lexuar: 589 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime