E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirënjohje u ndanë edhe për ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës për ndihmën e dhënë qytatarëve të Tetovës gjatë vërshimeve të vitit të kaluar.
Shënohet Dita e komunës së Tetovës


Sot më 3 mars Komuna e Tetovës shënon ditën kur 25 vite më parë gjegjësisht me 3 mars 1991 u formua këshilli i parë shumëpartiak i Komunës së Tetovës.

Ashtu si çdo vit edhe këtë vit u mbajt senaca solemne e Këshillit Komunal, në të cilën kryetarja e komunës së Tetovëls Teuta Arifi prezantoi para të pranishmive ekspozenë e saj lidhur me të arriturat, qëllimet dhe vizionin e administratës aktuale komunale.

Më pas u bë ndarja e mirënjohjeve dhe plaketave për qytetarët, institucionet, shoqatat dhe bizneset që gjatë vitit të kaluar kanë dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, me theks të veçantë në ndihmën e dhënë gjatë vërshimeve të 3 gushtit 2015 në rajonin e komunës së Tetovës.

Mirënjohje u ndanë edhe për ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës për ndihmën e dhënë qytatarëve të Tetovës gjatë vërshimeve të vitit të kaluar.

Seanca solemne e këshillit komunal u përcoll edhe me program artistik në performancë të nxenësve rë shkollës së muzikës Erza Shefiti dhe Trim Antoni.

Mysafirët me këtë rast i përshëndeti kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

"Të nderuar të mysafirë, të nderuar këshilltar të kuvendit komunal, të nderuara zonja dhe zotërinj të ftuar, të dashur qytetarë, Urime 3 Marsin, ditën e komunës së Tetovës. Dita e sotme është padyshim një datë e rëndësishme në kalendarin e festave tona dhe sot ne duhet të mburemi, sepse jemi të denjë ta festojmë këtë ditë.Tre vite me radhë punuam për Tetovën. Jo për xhepat tanë, jo për grupe interesi, po për Tetovën!

Natyrisht, të punosh për komunën tënde nuk është asgje e pazakontë në vende normale me traditë demokratike por në këtë vend me demokraci të brishtë, nën këto kushte politike dhe rrethana ekonomiko-sociale, të punosh për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen e një qyteti të cilit para tre vitesh I mungonin elementet esenciale të të qenit qytet, është arritje e madhe .

Sot ne mburemi, sepse jemi ajo udhëheqësi që qeverisi me forcën bashkuese të shembullit për qytetarët të cilët rendin dhe rregullin nuk duhet ta përjetojnë si dhunë por si përgjegjësi dhe obligim që domosdo duhet ta përmbushin për të pasur qytet më të mirë, mirëqenje dhe ardhmëri më të lumtur për vehten dhe gjeneratat që vijnë.

Mburemi, sepse dëshmuam që Tetova nuk është pronë e individëve, grupeve apo udhëqësve të komunës por e të gjithë atyre që kanë jetuar dhe do të jetojnë të ardhmen në këtë qytet. Dëshmuam që Tetova nuk duhet me fjalë por me punë të palodhshme ndërsa zhvillimi i Tetovës është proces dhe angazhim shumë dimensional e jo biznes i dhënies së pakontrolluar të lejeve për ndërtim dhe shpërdorim të parasë publike.Ne e zgjodhëm rrugën e vështirë të punës për ta plotësuar vizionin tonë për Tetovën nga i cili përfitojnë vetëm qytetarët e Tetovës ndërsa neve na ngelet të mburemi me lodhjen, sakrificat dhe përballjen me të gjitha sfidat dhe peripecitë nëpër të cilat kaluam këto tre vite.

Njëjtë si udhëheqësitë e mëparshme të komunës së Tetovës, premtuam se do ta zgjedhim problemin shumëvjeçar të mungesës së ujit të pijshëm dhe sot ky projekt gjendet në fazën përfundimtare ngaqë kanë ngelur edhe 1.2 kilometra nga shtatë kilometra tash më të përfunduara të gypit kryesor. Dhe ne sot mburemi sepse jemi ata që e realizojnë këtë projekt I cili edhe pse lyp shumë angazhim, në essence nuk ishte edhe aq I vështirë për tu realizuar sepse kërkonte vetëm dy parakushte : të punosh për zbatimin e projektit dhe ti mbash duart larg parave të parapara për zbatimin e projektit!

Qëllimi ynë që në fillim të mandatit ka qenë rindërtimi dhe asfaltimi i të gjithë rrugëve të qytetit dhe fshatrave të Tetovës dhe në suaza të mundësive finansiare kemi arritur të intervenojmë në pjesë të madhe të infrastrukturës urbane dhe rurale. E kuptojmë nevojën e qytetarëve për të pasur rrugë tërrësisht të reja sepse infrastruktura egzistente në të cilën nuk është investuar me dekada është problematike por gjithashtu jemi të vetëdijshëm dhe dëshirojmë ti vetëdijësojmë edhe qytetarët që këto projekte janë kapitale , ata kanë filluar mirëpo nuk është e realtë të pritet se do përfundojnë si në përalla, sa hap e mbyll sytë .

Brenda këtyre viteve rindërtuam bulevardin Iliria dhe rrugën industriale, asfaltuam 250 metra rrugë në spitalin e Tetovës, bëmë rikonstrumimin dhe asfaltimin e rrugës 'Vllezërit Milladinovi' me kanalizim, instalimet për ndriçim publik dhe trotoare me 290 metra gjatësi, asfaltuam rrugën Kala-Sellcë si dhe rrugën dhe kanalizimin brenda fshatit Sellcë.

Shtruam me begatonë rrugën Vllezërit Milladinovi në Çarshinë e epërme, nëntë rrugë në Reçicën e madhe ,pesë rrugë në Reçicë të vogël, katër rrugë në fshatin Poroj , katër në fshatin Xhepçisht, një rrugë në fshatin Veshallë dhe dy rrugë në fshatin Gjermë .

Rregulluam parkingun me 300 metra gjatësi në rrugën Boris Kidriç, kanalizimin në rr.”Jashtë Vardarit”, kanalizim fekal,atmosferik dhe ujësjellësin në rr.”120”, rrjetin e ujësjellsit në rrugën 131 me 100 metër gjatësi, pusetën për ujësjellës në rrugën Dervish Cara, kanalizimin atmosferik në lagjen Teteks dhe shumë projekte tjera të cilët kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në zonat urbane dhe rurale të komunës së Tetovës.

Këtë vit ndërtuam murin mbrojtës në fshatin Shipkovicë, shtruam me bekaton rrugët e fshatit, pastruam përojin dhe rregulluam urën e fshatit.

Realizuam projekte infrastrukturore në rrugët dhe urrat e fshatrave Gjermë, Poroj, Gajre, Bozofcë, Vicë, Sellcë dhe Llacë. Vitin e kaluar është bërë investim prej afër 80 milion denarësh në rekonstruimin e rrugëve brenda dhe jashtë qytetit,ndërsa me fillimin e sezonit ndërtimor planifikojmë përfundimin e rrugëve Ivo Lola Ribar dhe rrugës 172 .

Në ndërkohë edhe kete vit do të vazhdojë ndërtimi i rrugës së banjës projekt ky i financuar nga granti i fituar nga Agjencioni për përkrahjen e zhvillimit rrural ndërsa këtë ëtë vit po ashtu kemi aplikuar në thirrjen e Ministrisë për financa me projektin për ndërtimin e rrugës së Kalasë respektivisht rrugën që lidh Tetovën me Sellcën. Këtë vit është planifikuar dhe do të fillojë rekonstruimi i trotoareve ne bulevardin Iliriaa projekt ky i cili padyshim do të transformojë pamjen e pjesës qendërore të qytetit", tha në fjalimin e saj kryetarja e Komunës së tetovës, Teuta Arifi.
Shënohet Dita e komunës së Tetovës
Shënohet Dita e komunës së Tetovës

Publikuar: 03.03.2016 | 16:05
Lexuar: 1003 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime