E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe Prof.Dr. Xhevat Lloshi nga Shqipëria, i cili theksoi se ky eveniment ka vlerë nga vetë fakti se ky Institucion merret me identitetin e Shqiptarëve.
ITSHKSH: Promovimi i botimeve të institutit shqiptar







Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve organizoi promovimin e botimeve të Institutit, të realizuara në vitin 2015.

Promovimi i botimeve përbëhej nga gjithsej 42 botime brenda shtatë viteve (2007-2015) të funksionit të këtij institucioni, nga sfera e albanologjisë, ku prej tyre janë 12 numra të revistës Shkencore “Studime Albanologjike”, 14 libra autoriale e dokumentare, dhe 13 vëllime të edicionit të veçantë SCUPI, ku botohen nga konferencat shkencore, si dhe tre botime tjera shkencore, theksoi Drejtori i këtij Instituti.

Një institucion që nuk njeh paragjykime, stereotipe, për një imazh sa më të mirë të Maqedonisë si dhe për të gjithë dashamirët e Gjuhës dhe Shkencës, kanë përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, kështu u shpreh Sekretari Shtetëror për Ministrinë e Kulturës.

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe Prof.Dr. Xhevat Lloshi nga Shqipëria, i cili theksoi se ky eveniment ka vlerë nga vetë fakti se ky Institucion merret me identitetin e Shqiptarëve.

Nga ky institucion ju dha mirënjohje edhe Silke Maier-Witt si dhe një skulpturë të “Mbretëreshës në Fron”, për mbështetjen e të gjitha projekteve të realizuara nga ky Institucion./L. Aliu/

Publikuar: 03.03.2016 | 16:36
Lexuar: 756 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime