E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sebastijan Kurc, ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë
Kurc: I vlerësojmë lart përpjekjet e Maqedonisë në krizën e emigrantëve












Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastijan Kurc në intervistën për MIA-n i jep mirënjohje Maqedonisë për qasjen në rregullimin dhe kontrollimin e krizës së migrantëve, dhe thotë se për zgjidhje të saj, është e domosdoshme që Evropa sërish të vendosë kontroll ndaj kufijve të saj të jashtëm.

I nderuar ministri Kurc, Austria e mori mbi vete rolin udhëheqës në lidhje me menaxhimin me krizën e migrantëve. Cili është pozicioni i vendit tuaj, për atë se si Evropa duhet të vazhdojë t’i qaset këtij problemi?

- Ne tërësisht mbështesim zgjidhje evropiane. Zgjidhja e këtillë konkretisht do të përbëhet nga ajo që sërish t’i sigurojmë kufijtë tanë të jashtëm, të zvogëlojmë grupin e migrantëve të cilët hyjnë në Bashkimin Evropian - për çfarë nevojitet edhe bashkëpunimin me Turqinë - dhe të sigurojmë më shumë ndihmë humanitare në vendet e origjinës, në veçanti në Siri dhe vendet fqinje. Patjetër ta ndalojmë politikën e tanishme sa është e mundur më shpejtë në lëshimin e migrantëve. Kjo është arsyeja për shkak së cilës ne morëm masa shtesë në nivel kombëtar, siç është futja e një kufiri nga lart nga 37.500 kërkues të azilit, e cila është përsëri më e lartë nga shkalla të cilën e morën shtetet e tjera evropiane.

Shohim radikalizëm politik në disa shtete evropiane, që paraqitet si rezultat i krizës së migrantëve, dhe shohim që ekzistojnë edhe sfida serioze të sigurisë të cilat u atribuohen lëvizjeve të migrantëve. Nëse kriza vazhdon të zhvillohet në mënyrë të pakontrolluar, çfarë lloj sfidash politike dhe të sigurisë prisni të shihni si në vendet transitore, ashtu edhe në shtetet e drejtimeve përfundimtare për migrantët?

Austria vitin e kaluar pranoi 90.000 kërkesa për azil. Kjo do të thotë se, për një banor, ne jemi shteti i dytë evropian sipas numrit të kërkesave të pranuara, pas Suedisë. Madje jemi para Gjermanisë. Ne jemi njëkohësisht edhe vend destinues dhe vend transitor. Më besoni se është një sfidë shumë më e madhe që të jesh vend i cili është destinacion përfundimtar për migrantët! Unë nuk jam vetëm ministër i Punëve të Jashtme, por edhe ministër i Integrimeve, dhe e di se çfarë flas. Integrimi i të gjithë azilkërkuesve të cilët erdhën gjatë vitit të kaluar është sfidë e madhe për gjithë Qeverinë. Duhet t'u sigurojmë orë për gjuhë gjermane, t'i informojmë për vlerat evropiane dhe të kujdesemi që sa më shpejt që është e mundur të hyjnë në tregun e punës, që kërkesat e tyre për azil të mund të aprovohen. Gjithsesi, këtu është edhe çështja e sigurisë, e cila njëjtë i prek edhe shtetet transitore dhe vendet destinuese.

Maqedonia mori rol të rëndësishëm për të rregulluar rrjedhën e migrantëve që kalojnë përmes Greqisë, dhe në atë drejtim morëm ndihmë të rëndësishme nga më shumë shtete evropiane, përfshirë edhe Austrinë. Si i vlerësoni veprimet e Maqedonisë deri më tani, dhe çfarë lloj ndihme dhe përkrahje politike prisni që Bashkimi Evropian dhe anëtaret e saj duhet të na drejtojnë në të ardhmen?

- Maqedonia jep gjithçka nga vetja për ta mbrojtur kufirin me Greqinë me qëllim që të rregullohet hyrja e migrantëve dhe ne i vlerësojmë lartë këto përpjekje. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar Qeverisë së Maqedonisë në këtë situatë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye Austria dërgoi 20 oficerë policorë, derisa ministri ynë i Mbrojtjes momentalisht i vlerëson mundësitë edhe atë për t’i dërguar ndihmë Maqedonisë. Në varësi të kërkesave të ardhshme të Maqedonisë, partnerët evropianë duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar Maqedonisë të menaxhojë me krizën aktuale të migrantëve dhe ta mbrojë kufirin e saj.

Qeveria greke zëshëm e kritikon Austrinë dhe shtetet e tjera të mesme evropiane të cilët kërkuan që lëvizja e migrantëve të jetë mirë e rregulluar dhe e zvogëluar. A bëtë përpjekje të bashkëpunoni me Greqinë, dhe çfarë roli shihni për këtë shtet në të ardhmen për menaxhimin me krizën?

- Patëm takime gjatë muajve të kaluar në nivel evropian, ku të gjithë anëtaret e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Greqinë, ishin së bashku në të njëjtën tryezë. Në mënyrë shtesë, patëm disa takime me vendet nga e ashtuquajtura Ruta ballkanike, ku Greqia sërish mori pjesë. Presim nga Greqia që me ndihmë evropiane ta sigurojë kufirin e saj të jashtëm në Detin Egje, dhe t’u sigurojë strehim, ushqim dhe mbrojte mjekësore migrantëve të cilët momentalisht janë atje. Në nivel bilateral, e përkrahim Greqinë në menaxhimin e ndihmës humanitare, dhe do të miratojmë një shumë prej pesë milionë euro për vendet që janë përgjatë rutës në Egje- më konkretisht Greqia dhe Libani.
Cvetin Çelimanov, MIA

Publikuar: 04.03.2016 | 11:38
Lexuar: 654 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime