E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Spanja shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjermanisë dhe kualifikohet në finalen e madhe. Në finale takohen me Holandën, e cila të martën mbrëma eliminoi Uruguain, duke e mposhtur me rezultat 3:2.
Spanja nė finale, mund Gjermaninė 1 me 0















Avni Osmani

Spanja shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjermanisë dhe kualifikohet në finalen e madhe. Në finale takohen me Holandën, e cila të martën mbrëma eliminoi Uruguain, duke e mposhtur me rezultat 3:2.

Ndeshja e dytë gjysëm finale e kampionatit botëror ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës në pjesën e parë përfundoi pa gola edhe pse kishte disa raste të pakonkretizuara nga të dyja palët.

Loja luhej në mes të fushës dhe herpashere sulmonin lojtarët spanjoll me protagonistët e saj si Villa, Pedro e Iniesta.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të Spanjollëve të cilët atakonin portën e Neuer mirëpo edhe mbrojtja gjermane tregohej aktive.

Spanja në finale, mund Gjermaninë 1 me 0

Ka fundi i pjesës së parë gjermanët aktivizohen me anë të Klose ,Troschovsky e Ozil,bile ky i fundit arriti deri te porta por ishte i pafat sepse kishte dy mbrojtës aty. Në atë moment menda se referi do jep penallti për Gjermanët mirëpo referi kreu obligimin e tij dhe pas pak të dyja skuadrat i çoi të pushojnë.

Në fillim të pjesës s ë dytë gjermanët u afruan afër golit të Casilas por nuk ishin konkret .Në minutat vijuese topin kontrollonte më së miri Skuadra e trajnerit Del Boske e cila herëpashere atakonte portën e Neuer.

Në minutën e 73 pas një krosimi nga e majta Xavi gjuan dhe gjen për mrekulli Puyol i cili me kokë shënon dhe 1-0 për Spanjën.Pas këtij goli gjermanët mobilizohen me të gjitha pikat e tyre duke u munduar të barazojnë rezultatin mirëpo lojtarët spanjoll nuk lëshonin pe.E gjithë forca gjermane në minutat e fundit të takimit para portës së Casilas.

Në lojë hyri edhe sulmuesi gjermanGomez, kurse Villa tërhiqet duke ia lënë vendin Fernando Toresit.

Minutat e fundit të ndeshjes konfirmua edhe njëherë fitoren e madhe të Spanjës e cila më 11 korrik në Johanesburg do të ndajë mejdanin me Hollandën.Kurse Gjermania do të kërkoj vendin e tretë me skuadrën e Uruguait.



Finalja e botërorit do të zhvillohet të dielën, me 11 korrik, në orën 20.30, në stadiumin Johhanesburg.


Publikuar: 08.07.2010 | 02:25
Lexuar: 777 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime