E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në cilësinë e zëvendës Presidentes, zonja Jozefina Topalli është e ftuar nga Presidenti i IPU-së, Dr. Theo-Ben Gurirab, në Konferencën e tretë botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, një samit global i fokusuar në rolin thelbësor të institucioneve legjislative në politikën botërore dhe marrëdhënien e tyre me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Topalli zgjidhet zv/presidente e Unionit Ndėrparlamentar Botėror






Nefail MALIQI

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është zgjedhur zëvendës Presidente e Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU). Ajo është përzgjedhur ndër 155 Kryetarë të parlamenteve të të gjitha vendeve të Botës, anëtarë të IPU-së, kanë njoftuar sot për kombëtaren "Bota sot", zyrtarët e UPI në Gjenevë.

Znj.Luisa Ballin, shef për komunikim e UPI-së, duke konsideruar një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët zgjedhjen e zonjës Topalli në krye të kësaj organizate botërore i ka deklaruar gazetës kombëtare “Bota sot” se:" IPU-ja është një ndër organizmat më të rëndësishëm të politikës botërore, i cili ka në fokus dialogun ndërparlamenar dhe bashkërendimin e agjendave në përballimin e sfidave me interes global, si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut".

Në cilësinë e zëvendës Presidentes, zonja Jozefina Topalli është e ftuar nga Presidenti i IPU-së, Dr. Theo-Ben Gurirab, në Konferencën e tretë botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, një samit global i fokusuar në rolin thelbësor të institucioneve legjislative në politikën botërore dhe marrëdhënien e tyre me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ky takim i nivelit të lartë do të mbahet në qendrën e IPU-së, në zyrat e Kombeve të Bashkuara të njohur si Pallati i Kombeve, në Gjenevë, më 19-21 korrik 2010.

Tema qendrore e këtij evenimenti unik, me një rëndësi të madhe politike, është “Parlamentet në një kohë krize botërore; sigurimi i një demokracie globale për të mirën e përbashkët”, ku Kryetarja e Kuvendit do të mbajë edhe një fjalim mbi: “Forcimin e besueshmërisë politike mes parlamentit dhe qytetarëve”.

Përpara kësaj Konference, Kryetarja e Kuvendit është e ftuar të marrë pjesë edhe në Konferencën e gjashtë vjetore të grave Kryeparlamentare që do të mbahet në Bernë, në datat 16-17 korrik 2010. Kjo konferencë do të organizohet nën kujdesin e Presidentit të IPU dhe Parlamentit të Zvicrës.

Ky takim do të fokusohet, jo vetëm në sfidat për arritjen e barazisë gjinore , por në veçanti në arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit për kujdesin ndaj foshnjave dhe nënave. Konferenca do të kontribuojë edhe në përgatitjet e takimit mbi rishikimin e Objektivave të Mijëvjeçarit, që do të mbahet në shtator në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Publikuar: 08.07.2010 | 02:47
Lexuar: 743 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Blerim (08/07/2010 15:52:37) Urime zv.Presidentja me e bukur shqiptare...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime