E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas statistikave kemi 25 mijë "shoferë" të rinj në një vit, ndërsa numri total i tyre që qarkullojnë në rrugët e vendit është 245 mijë. Për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me targimin e automjeteve, për të cilat duket se shkronja e fundit që përdoret në to po mbaron, por edhe për të mësuar se si ka ndryshuar mënyra e marrjes së lejes së drejtimit, në kemi intervistuar Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit e Transportit Rrugor të vendit, Kreshnik Bozho.
Targat e Tiranės, Bozho: Ē'do bėhet kur tė mbarojė alfabeti




Z. Kreshnik, kemi ardhur te shkronja "U" në targat e automjeteve në Tiranë, e cila ngatërrohet më shkronjën "U" në targën e makinave ushtarake... Si veprohet në të tilla raste?

Nuk besoj se ky do të jetë shkak për ngatërresë, pasi, në qoftë se do të shikohet targa e automjeteve ushtarake, ngjyra e karaktereve të saj është ngjyre jeshile, si dhe ndërtimi i saj vizual është i ndryshëm nga targat e mjeteve civile. Shkronja U është përpara dhe nuk është në fund siç është te targat civile. Ne nuk e kemi hequr shkronjën U, pasi kjo është e përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 153, datë 07.04.2000.

Ardhja deri te shkronja "U" na çon në pyetjen, po pas mbarimit të shkronjave çfarë do bëhet me targat e Tiranës, ka një projekt për këtë?

Kemi mundësi akoma që të vazhdojmë me këtë model targe dhe për një kohë dyvjeçare afërsisht, por pavarësisht kësaj kohë, MPPT-ja dhe Drejtoria jonë kanë nisur projektin e konceptimit të modelit të targës së re, e cila shumë shpejt do të bëhet e ditur për gjithë publikun.

Si do të jenë targat e reja?

Në këtë moment mund t'ju them vetëm kaq, që kjo targë do të jetë vizualisht shumë më estetike se ekzistuesja, do të jetë shumë më jetëgjatë, dhe me aplikimin e kësaj targe do të zvogëlohen shumë procedurat e regjistrimit.

Sa automjete qarkullojnë sot në Shqipëri, keni ju një shifër nga regjistrimet e bëra?

Mjetet që qarkullojnë në Shqipëri, janë mjetet për të cilat kryhen shërbime pranë Drejtorive Rajonale në DPShTRr. Numri i tyre është afërsisht 245.000. Në një vit regjistrohen për herë të parë mesatarisht 25.000, mjete të papërdorura dhe me 0 km. Në Drejtorin e Përgjithshme të Shërbimit dhe Transportit Rrugor janë bërë një sërë ndryshimesh.

Në këto ndryshime përfshihet dhe mënyra e marrjes së lejes së drejtimit, në ç'mënyrë do merret një patentë nga personat që e duan një të tillë?

Kemi disa muaj, ku ne, pasi ndryshuam procedurat kohore të dhënies së provave për marrjen e lejes së drejtimit për automjete, ndryshuam rrënjësisht dhe mënyrën e dhënies së provave teorike, apo testimin teorik. Dixhitalizuam mënyrën e dhënies së provimit.

Çfarë të mirash sjell ky lloj testimi?

Kjo mënyrë testimi është e saktë dhe e drejtë, pasi nëpërmjet programit informatik çdo kursant thërret në mënyrë të rastësishme testin, të cilin e plotëson automatikisht nëpërmjet kompjuterit dhe po automatikisht testi korrigjohet, duke i treguar në një periudhë kohore prej 10 sekondash aplikantit nëse është kalues apo mbetës, dhe se sa gabime ka bërë. Kjo mënyrë testimi rrit maksimalisht cilësinë e dhënies së provimit, marrëdhëniet janë vetëm ndërmjet aplikantit dhe programit, gjë që përjashton subjektivitetin dhe si pasojë edhe abuzivizmin, duke e marrë pra provimin vetëm ai që e meriton. Kjo mënyrë testimi rrit cilësinë e drejtuesve të mjeteve që do të qarkullojnë në rrugët tona, duke ulur ndjeshëm për pasojë edhe numrin jo të vogël të aksidenteve.

Qytetarët shpeshherë ankohen për pagesa të larta nëpër subjekte të ndryshme autoshkollash dhe mospajisjen me leje drejtimi. Sa është tarifa e pagesës shtetërore për një person që kërkon të pajiset me leje drejtimi "B"?

Tarifat mendoj se nuk janë të larta. Pagesat që bëjnë qytetarët për të ndjekur kursin në autoshkolla diktohen nga tregu dhe konkurrenca, dhe ka vite që është stabel. Mesatarja e kësaj pagese është 25.000 lekë. Ndërsa tarifa e pagesës shtetërore për një person është 10.000 lekë në të cilën hyn taksa, prokati i lejes së drejtimit, apo tarifat e pagesës për marrjen në provim.

Tashmë është shtuar koha e kursit që duhet të ndjekë një qytetar që kërkon të pajiset me leje drejtimi, pse ishte e domosdoshme kjo?

Ka një ndryshim, është ndarë koha e kursit të praktikës nga kursi teorik. Qytetari në këtë kohë mëson me parë teorinë dhe kur e fiton atë fillon kursin praktik. Është shtuar periudha e mësimit të teorisë dhe kursanti del në kurs praktik vetëm pasi ka mësuar tabelat dhe atë çfarë i duhet për të dalë në rrugë, në ndryshim nga më parë ku kursanti dilte në rrugë pa mësuar akoma teorinë. Kjo normalisht që shërben për nxjerrjen më të kualifikuar të kursanteve, gjë që çon direkt në zvogëlimin e numrit të aksidenteve.

Sa autoshkolla operojnë sot në Tiranë? Po në gjithë vendin?

Sot në Tiranë operojnë rreth 83 autoshkolla dhe në të gjithë vendin rreth 300 të tilla. Autoshkollat janë nën kontroll të rreptë të strukturave kontrolluese të Drejtorisë së Përgjithshme në mënyrë që këto autoshkollat të japin mësim dhe të jenë në nivel bashkëkohor.

Dokumentet që duhen për t'u pajisur me Leje të Re Drejtimi janë:

1. Certifikatë personale me fotografi. 2. Vërtetim banimi. 3. Raport mjeko-ligjor. 4. Vërtetim për grupin e gjakut. 5. 4 (katër) fotografi.

Për të regjistruar një mjet kërkohet:

1. Aktin e përfitimit të pronësisë 2. Formalitetet doganore 3. Certifikatën e përputhjes ose dokumentin e çregjistrimit të shtetit nga vjen mjeti 4. Certifikatën e pronësisë 5. Lejen e qarkullimit provizor 6. Dokumentin e vendbanimit

Për të bërë ndryshimin e pronësisë të mjetit, kërkohet:

Aktin e ndryshimit të pronësisë - Lejen e qarkullimit - Lejen e vendbanimit të ri - Certifikatën e pronësisë - Dokumentin e identifikimit. (shekulli)

Publikuar: 08.07.2010 | 03:08
Lexuar: 912 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime