E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të ushtrosh detyrën e mësimdhënësit, një profesion kaq të shenjtë nuk është vetëm privilegj por është edhe një përgjegjësi e madhe para kombit që përfaqëson.
Kryetari komunës së Gostivarit Nevzat Bejta uron mësimdhënësit shqiptarë

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, me rastin e Ditës së mësuesit shqiptar - 7 Marsit, të gjithë mësimdhënësve ua uron këtë ditë.

"Shumë të nderuar mësimdhënës dhe punëtorë të arsimit, 129 vjet më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Andaj, 7 Marsi, Dita e Mësuesit shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare. Në këtë dite ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe.

Të ushtrosh detyrën e mësimdhënësit, një profesion kaq të shenjtë nuk është vetëm privilegj por është edhe një përgjegjësi e madhe para kombit që përfaqëson.

Nga duart tuaja janë kalitur bijtë dhe bijat tona më të mira që ishin shpirti dhe mëndja e popullit tonë.

Sot, përsëri Ju keni në dorë privilegjin dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një gjeneratë të ditur, të përgjegjshme dhe profesionale e cila do t’ju paraprijë proceseve shoqërore, kombëtare dhe do të jetë e aftë për të ndërtuar të ardhmen për brezat që do të vijnë.

Duke u përkulur para sakrificës dhe punës së palodhshme të të gjithë mësimdhënësve ndër breza, Ju uroj 7 Marsin, këtë ditë të shenjtë dhe madhështore për arsimin në gjuhën Shqipe", thuhet në urimin e Bejtës dërguar të gjithë mësimdhënësve shqiptarë.

Publikuar: 07.03.2016 | 11:12
Lexuar: 792 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime