E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në letër urimin drejtuar ministres shqiptare Nikolla, mes tjerash shkruan se kombi shqiptar sot po shënon një datë të rëndësishme për arsimin në gjuhën shqipe.
Ademi u dërgon telegram urimi Nikollës e Bajramit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi u ka shkruar telegram urimi dy homologëve të tij nga Shqipëria dhe Kosova, Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë dhe Arsim Bajramit, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës.

Në letër urimin drejtuar ministres shqiptare Nikolla, mes tjerash shkruan se kombi shqiptar sot po shënon një datë të rëndësishme për arsimin në gjuhën shqipe.

"Puna e palodhshme dhe fisnike e mësuesve që nga rilindësit tanë dhe deri më sot ka bërë që gjenerata të shumta të arsimohen në gjuhën tonë amtare. Në këtë datë të rëndësishme për Kombin, dëshirojë të përsëris qëndrimin se bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe shkencës mbetet prioritet në bashkëpunimin tonë të ndërsjellët. Në përpikshmëri do të angazhohemi në zbatimin e marrëveshjes e nënshkruar në Vlorë dhe në Manastir vitin e kaluar, marrëveshje kjo që thellon bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës në mes vendeve tona", thuhet në urimin dërguar ministres shqiptare.

Ademi, në urimin dërguar ministrit kosovar Bajrami shkruan se sot, përkujtojmë dhe shprehim respektin dhe mirënjohjen për mësuesit që pa marrë parasysh vështirësitë, punojnë me përkushtim të madh për arsimin në gjuhën shqipe.

"Gjithashtu, më paraqet kënaqësi të madhe se sot kur po shënojmë këtë përvjetor të hapjes së shkollës së parë shqipe, dy vendet tona, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëveshje për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës. Kjo marrëveshje do të intensifikoj bashkëpunimin dhe do të evitoj pengesat eventuale në ketë bashkëpunim", thuhet në urim.

Publikuar: 07.03.2016 | 13:10
Lexuar: 614 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime