E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

U diskutua për rolin e veçant që luan shkolla Wilson në Maqedoni për edukimin e brezave të ardhëm.
Ambasadori i Shqiperisë vizitoi  shkollën Wilson për 7 Mars


Sot, me 7 mars 2016, në shkollën Wilson për vizitë ishte ambasadori i R. së Shqipërisë z. Fatos Reka, i cili u prit nga nxënësit, menaxhmenti dhe stafi mësimdhënës.

Pasi vizitoi Kampusin Shkollorë dhe u njoh për së afërmi me rrjedhën e punës, ambasadori realizoi një takim me administraten e Shkollës, ku drejtoresha znj. Elita Masha e njoftoi me punën edukativo-arsimore, programin ndërkombtarë që realizohet në këtë shkollë si dhe programin special ku mësohet Rilindja dhe Historia Kombëtare Shqiptare.

U diskutua për rolin e veçant që luan shkolla Wilson në Maqedoni për edukimin e brezave të ardhëm.

Drejtoresha e shkollës pasi e falemnderoi ambasadorin për vizitën, u shpreh se “Për ne si shkollë vizita e Ambasadorit të R. së Shqipëris për 7 Mars është e një rëndësie të veçant, përveç simbolikës ajo përfaqëson edhe peshën dhe rolin që kanë shkollat për edukimin e gjeneratave dhe ngritjes kombëtare si e vetmja rrugë për tu përballuar me sfidat e globalizimit”.

Nga ana tjetër ambasadori Reka shprehu miënjohje për mikëpritjen dhe tha që “ Jam i mrekulluar me këtë që shoh, ju jeni një fidanishte e edukimit të gjeneratës së re.”
Ambasadori i Shqiperisë vizitoi  shkollën Wilson për 7 Mars

Publikuar: 07.03.2016 | 15:05
Lexuar: 954 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime