E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komente nga shtypi perëndimor
Dhjetë ditë për Evropën për marrëveshje të re me Turqinë për migrantët

Evropa lëshon pe në parim në mënyrë që të dalë më mirë. Njëzet e tetë anëtaret i dhanë vetes dhjetë ditë për të arritur marrëveshje të re me Turqinë, gjatë paqartësisë së dukshme për propozimin e Ankarasë që t'i pranojë prapa të gjithë migrantët të cilët e kalojnë Detin Egje, përfshirë edhe refugjatët sirianë, kumtoi Figaro.

Tusk theksoi se koha e migrimit ilegal në Evropë ka përfunduar, por në mesin e sgefave evropianë dhe kryeminsitrit turk nuk është nënshkruar asgjë. Ahmet Davutogllu u kthye në Ankara i sigurtë vetëm në evropianët e përçarë vazhdimisht edhe krahas nevojës urgjente për zgjidhje të krizës. Edhe krahas 12 orëve të negociatave të rënda, skenari për takim të ardhshëm të paasuksesshëm më 17 mars në Bruksel nuk është arritur, thekson gazeta.

Qeveria turke i befasoi të gjithë duke i vendosur në tryezë një numër të madh të propozimeve, por edhe listën me kërkesa për Evropën. Ankaraja e ngriti bastin kur kërkoi tre miliardë euro të tjera për obligimin që e mori mbi vete, klomenton Mond.

Gardian-i britanik kumton se në takimin e mbrëmshëm, Davutogllu dha propozime për sistemimin e një refugjati sirian në Evropë për çdo migrant të kthyer në Turqi nga ishujt grekë. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi më shumë kohë për arritje të hollësive përfundimtare. Nëse ai kompromis i papritur do ta zgjidhë krizën, shkruan gazeta.

Ashtu do të mbyllet marsh ruta drejt Ballkanit Perëndimor, deklaroi guximshëm Tusk, por e shikuar hollësisht, deklarata ndoshta është dhënë parakohe. NJuk është e qartë nëse marrëveshja për riatdhesim me Turqinë ka bazë ligjore apo morale.

Zëdhënësi i AI deklaroi se propozimi duhet të shqyrtohet, por ideja që njerëzit të kthehen në shtetin i cili nuk respekton të drejtat e njeriut është mjaft problematike. Kjo mund të jetë në kundërshtim edhe me Konventën e KB-së për refugjatët, thekson gazeta.

Evropa e dëshpëruar po hapëron në gishtërinj rreth Turqisë për të arritur marrëveshje për refugjatët, kumton Fajnenshëll tajms-i londinez.

BE-ja është në panikë për shkak të migrantëve, e dobësuar nga kriza financiare dhe kriza në eurozonë dhe e përballur me mundësinë që Britania të dalë nga Unioni. Dhe e goditur nga liderët të cilët i nënçmojnë vlerat. Derisa shefat evropianë të dëshpëruar tentojnë të arrijnë marrëveshje në praktikë për ta paguar Turqinë që t'i ruajë kufijt, presidenti turk Erdogan u përmendi se për të tashmë nuk ka kufij. Së bashku me paratë, Brukseli propozon të ripërtërihen edhe negociatat e Turqisë për anëtarësim dhe kjo do të ishte mirë për Turqinë, e ndoshta edhe për reputacionin e Evropës, përfundon FT.

Turqia i befasoi liderët e BE-së kur u parashtroi një grumbull kërkesash për të bashkëvepruar për ndaljen e valës së refugjatëve nga Siria dhe Iraku dhe migrantët e tjerë të cilët tentojnë të hyjnë në Evropë. Kërkesat turke i hapën pikat e dobëta të BE-së dhe treguan se vështirësitë, por ede çmimi për përballje me krizën vetëm do të rriten sa më shumë të zgjasë edhe kërkesa për zgjidhje përfundimtare, kumtoi Njujork tajms. (MIA)

Publikuar: 08.03.2016 | 11:41
Lexuar: 708 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime