E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udha e shkollës shqipe qe e gjatë dhe e vështirë, e njomur me lotin dhe gjakun tonë, e shtruar me eshtra martirësh të flijuar vetëdijshëm për një të ardhme ndryshe.
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit


Universiteti Shtetëror i Tetovës, me një manifestim solemn e shënoi 7 Marsin, Ditën e Arsimit Shqip.

Në këtë eveniment të pranishëm ishin Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim dhe Shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili, senatorë, dekanë, profesorë dhe studentë. Manifestimin e shpalli të hapur dekani i Fakultetit Filologjik të USHT-së, Doc. dr. Fatmir Sulejmani.

Ai tha se përpjekjet e popullit tonë për arsimim e dije janë të vjetra, por kontributin më të çmuar e dhanë rilindësit, që i bënë sakrificat më sublime për mëkëmbjen e shkollave gjithandej ku jetonin shqiptarët.

“Udha e shkollës shqipe qe e gjatë dhe e vështirë, e njomur me lotin dhe gjakun tonë, e shtruar me eshtra martirësh të flijuar vetëdijshëm për një të ardhme ndryshe.

Historia thotë se nuk ekziston ndonjë shkollë tjetër në kontinentin evropian që është ballafaquar me sfidat dhe sakrificat me të cilat u ndesh ajo. Për këtë, krahas historianëve shqiptarë, flasin dhe historianët evropianë, si francezi Serxh Matias, autori i veprës ,,Historia e shqiptarëve”, e botuar në vitin 2006, në Paris.

Ai shkruan se, më 1887-ën, në Shqipëri kishte 1200 shkolla publike turke, mbi 1000 shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe e vllahe dhe, vetëm një shkollë shqipe, e cila u mbyll akoma pa u konsoliduar, pas likuidimit barbar të themeluesve të saj”, tha Doc. dr. Fatmir Sulejmani.

Për rëndësinë dhe rolin historik të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, foli dekani i Fakultetit Filozofik të USHT-së, Prof. dr. Fatbi Osmani.

“Sot, më shumë se kurrë, çdo shqiptar ndjen krenari; ndjehet krenar për prejardhjen që ka, për gjuhën që flet, për faktin që është pjesë e dekadës së tretë, tashmë të shtuar mbi një shekull të tërë iluminist. Njëqind e njëzet e nëntë vjet më saktësisht.

7 Marsi 1887, është ngjarje e rëndësisë së veçantë historike, është datë që dëshmon për themelet e Shkollës së Parë Shqipe. Shkolla e parë shqipe e Korçës është ngjarje madhore në historinë kombëtare shqiptare.

Ajo ishte fitorja më e madhe e Lëvizjes Kombëtare në shekullin XIX-të, që për vite të tëra u mbrojt dhe u financua nga populli dhe shoqëritë shqiptare të Mërgimit.

Hapja e saj shënoi kthesë të rëndësishme historike, ndonëse edhe në të kaluarën, populli ynë kishte shënuar ngjarje të lavdishme”, shtoi Prof. dr. Fatbi Osmani.

Ky manifestim u begatua edhe me një program muzikor, ku performoi studentja Elita Zyberi, e shoqëruar në piano nga studenti, Përparim Etemi.
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
USHT e shënoi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit

Publikuar: 08.03.2016 | 13:02
Lexuar: 602 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime