E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tungurahua shtrihet 135 km në jug të kryeqytetit Quito.
Shpërthen vullkani Tungurahua
Vullkani Tungurahua në Ekuador ka shpërthyer sërish mbrëmjen e të dielës, duke përhapur tym dhe hi në qiell. Kanë qënë shpërthimet e njëpasjëshme që kanë zgjuar banorët.

Ekspertët kanë nisur të regjistrojnë aktivitetin në rritje të Tungurahua që më 27 shkurt dhe e kishte paralajmëruar ditë më parë shpërthimin e vullkanit.

Kollonat e tymit nga vullkani arriti deri në 4 mijë metra lart.
Banorët e komunitetit El Manzano, thonë se janë të frikësuar për pasojat e shpërthimit të vullkanit, në cdo moment.

Tungurahua shtrihet 135 km në jug të kryeqytetit Quito.

Tungurahua nënkupton “kërcënim nga zjarri” në gjuhën vendase dhe është klasifikuar si vullkan aktiv që nga viti 1999. Ekuadori ka 84 vullkane në Ande dhe rajonin Amazon, nga të cilat 24 janë klasifikuar aktivë.

Publikuar: 08.03.2016 | 17:47
Lexuar: 930 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime