E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Në filmin "Koha e kometës", mund të them se për herë të parë është bërë një bashkim i vlerave artistike nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Koha e Kometės ka ngritur sistemin e vlerave
Intervista



Çmimi në Festivalin e Durrësit më motivon që edhe më tej të vazhdoj në këtë drejtim, me qëllim që vlerat tona kinematografike të jenë prezentë në arenën ndërkombëtare”, shprehet Blerim Destani, i cili në filmin e fundit luan rolin e Shestanit

Blerim Destanin sot e kemi në Tetovë, aty ku i ka rrënjët familja e tij. Ai për vete thotë se “jam me fat, që brenda vetes kam trashëgiminë tonë kulturore, ndërsa jam rritur dhe shkolluar në ambient shumë më kompleks dhe më të gjërë kulturor.” Pas çmimit prestigjioz “Filmi më i mirë shqiptar” i ndarë në Festivalin e Durrësit, Blerimi vjen në Tetovë për të shfaqur premierën e filmit “Koha e kometës”. Duke udhëtuar me Shestanin e tij nga festivali në festival, Blerimi ka arsye të jetë më i mocionuar, sot në Tetovë. Ai këtë e pranon edhe vetë. “Më duhet të pranoj se jam shumë i emocionuar në prag të paraqitjes së filmit, pasi tani filmi do ta ndjek rrugën e vet të distribuimit dhe shfaqjeve”, pohoi Destani.

U bënë një vit nga përfundimi i xhirimit të filmit. Brenda kësaj periudhe, filmi pati kontakt me një pjesë të publikut dhe kritikës. Cilat janë vlerësimet e para, që keni marrë prej tyre?

Blerim Destani: Këtu ka një simbolikë shumë interesante, ngaqë vitin e kaluar me 31 gusht i përfunduam xhirimet në bregdetin shqiptarë në plazhin e Velipojës, ndërsa këtë vit me 23 gusht u shfaq për herë të parë filmi, mirëpo fiks pas një viti, pra me 31 gusht "Koha e kometës", në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Durrës u shpërblye me çmimin “Filmi më i mirë shqiptar”. Ky edhe është vlerësimi më i mirë i gjithë punës dhe i mundit, që është investuar në këtë film. "Koha e kometës" është filmi i tretë në produksion të “LARA Enterpreises”, dhe ky film e ka ngritur pragun e sistemit të vlerave. Çmimi “Filmi më i mirë shqiptarë” mua dhe kompaninë time na motivon, që në të ardhmen t’u rrekemi projekteve, të cilat edhe më tej do ta ngrisin pragun, duke e promovuar artin dhe kulturën tonë në arenën ndërkombëtare.

Jemi në prag të premierës, që do të shfaqet filmi “Koha e Kometës”, sot (3 shtator) në Tetovë. Ky do të jetë edhe kontakti i parë i filmit me publikun e këtushëm. Me pak fjalë, përshkruajini emocionet tuaja në prag të premierës.

Blerim Destani: Tetova është dhe do të mbetet qyteti im. Unë këtu i kam rrënjët e familjes sime dhe kam një lidhje të veçantë me vendlindjen time, prandaj pres që filmi të zhvilloj një interakcion të fuqishëm me publikun tetovar, ashtu si me gjithë artdashësit, që do të vijnë ta shohin filmin. Më duhet të pranoj, se jam shumë i emocionuar në prag të paraqitjes së filmit, pasi tani filmi do ta ndjek rrugën e vet të distribuimit dhe shfaqjeve, ndërkaq, gjithë puna dhe emocionet e investuara në film do të komunikojnë me publikun, që duhet t’i pranojë ato emocione. Fundja, kjo edhe është puna e artistëve, që veprat e tyre të komunikojnë me publikun.

Artistët asnjëherë nuk ndalen. Gjatë kësaj periudhe, pas xhirimit “Koha e Kometës”, a kishit ndonjë angazhim konkret?

Blerim Destani: Është e vërtetë kjo. Një fjalë popullore thotë, "uji që lëviz pihet". Pas përfundimit të xhirimeve të "Koha e kometës", unë kam qenë shumë i zënë, si në parapërgatitjet e projekteve të ardhshme, ashtu edhe në investimin në veten time, konkretisht në planin profesional. Pres finalizimin e një projekti të madh filmik, në një produksion Holivudian, ku do të jem prezent edhe unë, kuptohet me një prezencë të vogël. Por, edhe kjo është gjë shumë e madhe, pasi në rolin kryesor do të paraqitet një nga legjendat e rralla të aktrimit amerikan.

Mund të na thoni se kush është ai?

Blerim Destani: Më duhet mos të përmend emra, pasi ashtu është natyra e punës. Mund të them se është prej gjeneratës së M. Brandos, me të cilin edhe ka luajtur në disa filma.

Përvoja e deritanishme e juaja ka treguar se mund të mishëroheni mirë në karaktere, që burojnë nga tradita jonë autoktone. Kështu ndodhi edhe me Shestanin tuaj. Sa jeni i gatshëm të mishëroheni edhe në role, që nuk kanë të bëjnë me traditën tonë autoktone?

Blerim Destani: Mund të them që jam me fat, që brenda vetes kam trashëgiminë tonë kulturore, ndërsa jam rritur dhe shkolluar në ambient shumë më kompleks dhe më të gjërë kulturor. Kjo kuptohet se më ka ndihmuar, që në rolet e deritanishme të mishërohem mirë me personazhet, të cilat burojnë nga tradita jonë autoktone. Ashtu siç po ecin planet, së shpejti do të paraqitem edhe nëpërmjet personazheve tjerë. Por, një gjë është e pandryshueshme, natyrshmëria dhe emocionet. Ato gjithkund janë po ato.

Shtëpia filmike “LARA Enterpreises” po tregon sukses të lakmueshëm në prodhimtarinë artistike. A mund të presim në të ardhmen ndonjë projekt, që bashkon vlerat kulturore kinematografike?

Blerim Destani: Nëse i shikoni me radhë projektet e “LARA Enterpreises” do të shihni, se aty ka një përzgjedhje temash. Kjo është ajo që mua më udhëheq. "Metropolet", që ishte film televiziv, trajtonte një temë bashkëkohore të njerëzve tanë, të cilët jetojnë jashtë vendlindjes. "Etjet e Kosovës" trajtonte temën e luftës së Kosovës, një nga dramat më tronditëse të shekullit të kaluar. Ndërsa, "Koha e kometës", edhe pse ngjarja ndodh në vitin 1914, trajton dhe flet për shumë dukuri, të cilat ende mund të ndodhin brenda shoqërisë sonë, siç janë për shembull ndarjet e ndryshme, që ndodhin brenda shoqërisë sonë në suaza të llojllojshme. Me këto projekte, ky produksion krijoi identitetin e vet, kuptohet gradualisht, duke e rritur nivelin e tij dhe vlerave artistike. Në "Koha e kometës" mund të them se për herë të parë është bërë një bashkim i vlerave artistike nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Çmimi në Festivalin e Durrësit më motivon që edhe më tej të vazhdoj në këtë drejtim, me qëllim që vlerat tona kinematografike të jenë prezente në arenën ndërkombëtare.

Publikuar: 06.10.2008 | 13:05
Lexuar: 1551 herė
Fjalėt kyēe: Koha e kometės, Blerim Destani,
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime