E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendës shefja e Misionit në Ambasadën e Suedisë në Shkup, znj. Azadeh Alian tha se 30 vite më parë, kryeministri ynë i dashur, Olof Palme, u vra në një natë të ftohtë dimri në qendër të Stokholmit.
Në USHT u shfaq filmi dokumentar për ish kryeministrin suedez, Olof Palme


Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë në Maqedoni, para studentëve dhe stafit akademik shfaqi filmin dokumentar ,,Palme”, kushtuar ish kryeministrit suedez Olof Palme, i vrarë në atentat në fund të muajit shkurt të vitit 1986.

Asistentja e Fakultetit Juridik, Mr. sc. Vlona Pollozhani tha se, “ne të gjithë jemi dëshmitarë për shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe nisur nga ky fakt, sot shfaqëm filmin dokumentar të një njeriu i cili njihet për kontributin dhe përpjekjet e tij që ka bërë në luftën për të drejtat dhe liritë e njeriut. Emri i Olof Palme ngërthen në vete angazhimin e tij për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor në gjithë rruzullin tokësor, është i përhapur gjithandej dhe ndërthurur me përpjekjet për liri dhe barazi në të gjithë botën”, theksoi Vlona Pollozhani.

Zëvendës shefja e Misionit në Ambasadën e Suedisë në Shkup, znj. Azadeh Alian tha se 30 vite më parë, kryeministri ynë i dashur, Olof Palme, u vra në një natë të ftohtë dimri në qendër të Stokholmit. Sipas saj, 30 vite më parë, Suedia e kuptoi se edhe në Suedi një politikan, një kryeministër, mund të vritet. “Ne, gjithashtu kuptuam se idetë politike mund të jetojnë dhe zgjasin përgjithmonë. Edhe nëse dikush e vret një politikan, ai asnjëherë nuk do të mund të vrasë idetë dhe vizionet e tij politike. Olof Palme është ngulitur në kujtesën kolektive të Suedisë. Nëse e pyet cilindo suedez se çka ishte duke bërë atë natë, 30 vite më parë, më 28 shkurt, ata të gjithë e mbajnë mend dhe e dinë përmendësh. Personi në këtë film nuk është hero, ai është njeri me shumë forcë, por gjithashtu edhe me plot të meta dhe dobësi. Njëjtë sikur unë dhe ti. Nuk duhet të jesh hero që ta formësosh dhe ndryshosh botën, me rëndësi është të kesh kurajë dhe vizion. Olof Palme nuk mbahet mend vetëm në Suedi”, tha znj. Azadeh Alian.

Ndërsa, Doc. dr. Bekim Maksuti, tha se ish kryeministri suedez, Olof Palme ishte një nga pishtarët e reflektimit individual politik të një periudhe shumë të vështirë. “Duke udhëhequr politikën e jo të përcaktuarve në blloqe, ai do të jetë edhe njëri nga forcat përparimtare të një revolucioni politik në marrëdhëniet ndërkombëtare, shpesh herë duke qenë i kritikuar edhe nga fuqitë e mëdha. Olof Palme ishte një luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, demokracisë, paqes dhe liberalizimit, kritikues i imperializmit dhe autokracisë”, u shpreh Doc. dr. Bekim Maksuti.

Në shfaqjen e këtij filmi morën pjesë, prorektori për Arsim i USHT-së, Prof. dr. Reshat Qahili, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. dr. Ferat Polisi, profesorë dhe studentë.
Në USHT u shfaq filmi dokumentar për ish kryeministrin suedez, Olof Palme
Në USHT u shfaq filmi dokumentar për ish kryeministrin suedez, Olof Palme
Në USHT u shfaq filmi dokumentar për ish kryeministrin suedez, Olof Palme
Në USHT u shfaq filmi dokumentar për ish kryeministrin suedez, Olof Palme
Në USHT u shfaq filmi dokumentar për ish kryeministrin suedez, Olof Palme

Publikuar: 09.03.2016 | 17:35
Lexuar: 809 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime