E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Joao Pereira de Souza, 71 vjeç, dikur murator, tashmë peshkatar me kohë të pjesshme, e zbuloi pinguinin e vogël teksa vuante pranë shkëmbinjve në vitin 2011.
Video: Dashuria e pingiunit për një burrë të shkrin zemrën
Këto video të pabesueshme tregojnë marrëdhënien prekëse mes një pingiuni dhe një braziliani që e shpëtoi krijesën nga vdekja e sigurt.

Joao Pereira de Souza, 71 vjeç, dikur murator, tashmë peshkatar me kohë të pjesshme, e zbuloi pinguinin e vogël teksa vuante pranë shkëmbinjve në vitin 2011.

Krijesa ishte duke ngordhur dhe ishte mbuluar me naftë.

Por Souza e mori, e pastroi dhe e ushqeu derisa e mori veten.

Ai ia vuri emrin Dindim.

Kur e lëshoi sërish në ujë, nuk e priste kurrë këtë që ndodhi.

Pak muaj më vonë, pinguini u kthye në ishullin ku e gjeti zoti Souza.

Tashmë Dindim udhëton 5 mijë milje çdo vit për të vizituar njeriun që e shpëtoi.

“E dua këtë pinguin si fëmijën tim dhe besoj se edhe ai më do kaq shumë”, tha Souza.

“Ai nuk lejon askënd ta prekë, përveç meje. Më ulet në gju, më lejon ta laj, më lejon ta ushqej me sardele dhe ta marr në krah”.

Publikuar: 10.03.2016 | 19:05
Lexuar: 765 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
lusila dunga (27/10/2016 20:01:54) nuk e besoj

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime